Ai është në formë fizikisht, falë viteve që ka kaluar duke praktikuar sportin, në të cilin mban rrip të zi, xhudon si dhe regjimit të tij regjimit të tij të notit. Putin është në mënyrë të pagabueshme rus, me tipare vizive të gdhendura dhe sy penetrues. Joshja nuk është pjesë e prezantimit të tij dhe ai nuk bën asnjë përpjekje për të bërë për vete personin që ka përballë. Dikush mund të mendojë se ai respekton vazhdimisht një disiplinë të brendshme dhe të vendosur. Pasardhësi i pijedashësit Boris Yeltsin, Putin është i përmbajtur, e kthen gotën e verës vetëm atëherë kur protokolli i dollive e kërkon një gjë të tillë: më së shumti a i vërtit verën “Montrachet” në gotën e tij. Ai ha pak, megjithëse pak me nervozitet ai heq koret e fetave të bukës në pjatën e tij. Putin na zbulon pa ndonjë qejf të madh disa detaje personale, në intervalet mes kafshatave. Ai çlodhet duke dëgjuar kompozitorë klasikë si Moxarti e Çajkovski. Kënga e preferuar e “Beatles” është “Yesterday”. Ai s’ka dërguar kurrë asnjë e-mail në jetën e tij. E ndërsa është rritur në një vend zyrtarisht ateist, ai është besimtar dhe shpesh lexon Biblën që e mban në avionin shtetëror. Atij i mungon durimi deri në vrazhdësi e pak fjalëve dhe ai është krejtësisht në kontroll të mesazhit që do të përçojë. Ai e ka të qartë rolin e Rusisë në botë. Ai është pasionant përsa i përket besimit të tij se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedi, veçanërisht për faktin se brenda një nate përplasi 25 milionë rusë etnikë në vende “të huaja”. Por ai shprehet se nuk ka në plan të rivendosë Bashkimin Sovjetik apo të ushtrinë a blloqet politike. Ai thotë fjalë të mirë për paraardhësit e tij, Yetlsin dhe Gorbachev.
Ajo çka e irriton Putin-in, dhe u irritua shpeshherë gjatë bisedës sonë, është perceptimi i tij se amerikanët e kanë mendjen për të ndërhyjë në çështjet e Rusisë. Ai thotë se dëshiron që Rusia dhe SHBA të jenë partnerë, por i duket se SHBA e trajtojnë Rusinë si një të mysafir të paftuar. “Ne duam të jemi një vend mik i Amerikës. Nganjëherë kemi përshtypjen se Amerika nuk ka nevojë për miq, por për subjekte ndihmëse për t’i komanduar”, shprehet ai. I pyetur nëse do të donte të sqaronte ndonjë ide të gabuar amerikane për Rusinë, Putin shprehet, “Nuk besoj se bëhet fjalë për ide të gabuara. Unë mendoj se është një përpjekje e qëllimshme nga disa për të krijuar një imazh të Rusisë, mbi të cilin dikush do të mund të influenconte në politikat tona të brendshme dhe të jashtme. Kjo është arsyeja pse të gjithë janë informuar në mënyrë të tillë për të besuar se...”. Venat në ballë duket sikur do i pëlcasin nga çasti në çast.
Revista “Time”: Pse zgjodhëm Putin
Njeriu i Vitit që zgjidhet nga revista “Time” nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një titull honorifik. Nuk është miratim. Nuk është konkurs popullariteti. Më saktë mund të përshkruhet si një pranim objektiv i botës ashtu siç është realisht dhe të individëve e forcave më të pushtetshme që i japin formë kësaj bote, për mirë a për keq. Është më së fundmi për udhëheqjen e guximshme, lidershipin që ndryshon faqen e botës. Putin nuk është një bojskaut. Ai nuk është demokrat në asnjë prej mënyrave të perëndimit. Ai nuk është modeli i fjalës së lirë. Ai është mbi të gjitha për stabilitet – stabilitet para lirisë, stabilitet para zgjedhjes, stabilitet në një vend që zor se e ka parë një gjë të tillë për rreth njëqind vjet. Nëse ai bëhet më shumë si njeriu për të cilin gjyshi i tij përgatiste ushqimin – i cili vetë ka qenë dy herë Njeriu i Vitit në “Time” – apo si Pjetri i Madh, figura historike që adhuron më shumë; nëse ai do japë prova se është reformator apo autokrat, kjo do merret vesh vetëm në dekadën e ardhshme.
CV
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë
Datëlindja: 7 tetor 1952
Vendlindja: Leningrad
1975: Putin diplomohet nga Dega Ndërkombëtare e Departamentit të Drejtësisë dhe rekrutohet nga KGB-ja.
1976: Putin përfundon kurset e trajnimit të KGB-së.
1978: Ai bëhet pjesë e shërbimeve të fshehta të jashtme në Moskë.
1983: Viti deri në të cilin, pas përfundimit të trajnimit ai shërben në Departamentin e Parë të Direktoratit të Leningaradit (shërbimet e huaja.
1983-1984: Studion në universitetin e KGB-së në Moskë. Emërohet major.
1990: Emërohet këshilltar i kryebashkiakut Sobchak për çështjet ndërkombëtare.
Legalisht ai punonte si korrespondent i agjencisë zyrtare ruse, por shteti gjerman e dëboi si agjent i KGB-së. Në tre vite zyrtarët gjermanë zbuluan se ai kishte botuar vetëm katër lajme.
1991: Emërohet drejtues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Shën Petërburg.
1994-1997: Putin emërohet në pozicione të ndryshme në arenën politike të Shën Petërburgut.
1997: mbron disertacionin si kandidat shkence në ekonomi me titull “Planifikimi strategjik i burimeve rajonale nën formimin e marrëdhënieve të tregut”.
1998: Putin emërohet zëvendës i parë i Shefit të stafit presidenciale për rajonet dhe po në atë vit Kre i Komisionit për përgatitjet e marrëveshjeve mbi caktimin e kufijve të pushtetit të rajoneve.
1998: Jelcini e emëron Vladimir Putin drejtor të FSB-së (agjenci pasardhëse e KGB-së), post që Putin e mbajti deri në gusht të vitit 1999.
1999: Në gusht të këtij vitit emërohet një prej tre zëvendësave të kryeministrit.
1999: Po në gusht, parlamentin aprovon emërimin e tij si kryeministër.
1999: Në dhjetor të këtij viti, Jelcin dha dorëheqjen në mënyrë të papritur dhe sipas kushtetutës, Putin u bë president i Federatës Ruse.
2000: Vladimir Putin emërohet zyrtarisht si president i Rusisë.
2004: Në mars të këtij viti, Putin rizgjidhet si president i vendit në një mandat të dytë, me 71 përqind të votave.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver











