Rrihet barbarisht nga burri 20-vjecarja nga Vlora hedh fotot ne Facebook

Rrihet barbarisht nga burri, 20-vjecarja nga Vlora hedh fotot ne Facebook

Një grua 20-vjeçare nga Vlora ka vendosur që ta “diskreditojë” burrin e saj, pas dhunës së pashoqe që ky i fundit ka ushtruar ndaj saj në shtëpi, duke ia publikuar fotot e rrahjes në Facebook.

Vajza e cila me gjithë plagët e marra në fytyrë duket përsëri që ka tipare simpatike, ka përfunduar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, për shkak të dhunës barbare që ka ushtruar mbi të i shoqi, Albano Janko, 30 vjeç.

Policia e ka arrestuar sot bashkëshortin e dhunshëm që jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjisht e mbante nën tutelë të shoqen, 10 vjet më të re.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërkohë që e shoqja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital që nga data 2 tetor 2015, kur ndodhi rrahja e rëndë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama