Historia e patreguar e shperthimit te lajmeve te rreme ne Google dhe Facebook

Historia e patreguar e shperthimit te lajmeve te rreme ne Google dhe Facebook

Askush nuk i parashikoi telashet në të cilat kanë përfunduar gjigandi i motorit të kërkimit Google dhe rrjeti social Facebook e kujt do ja merrte mendja e burimi i këtyre telashe do të ishin ca adoleshentë nga Maqedonia.

Gjatë fundit të Tetorit, Buzzfeed raportoi se Google dhe Facebook po shfrytëzoheshin për shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme nga disa faqe të cilat në fokus kishin politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara dhe ekzistenca e tyre ishte terësisht për përfitime financiare.

Facebook u vu në qendër të kritikave për rolin negativ që kishte luajtur në dëmtimin e imazhit të Hilari Klinton pak ditë përpara zgjedhjeve në SHBA dhe si rezultat ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor.

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, reagoi menjëherë duke e quajtur çmenduri një aludim të tillë. Në një intervistë për BBC-në CEO i Google, Sundar Pichai, bëri komentet e para lidhur me ngjarjet e fundit ku pranoi se gjigandi i motorit të kërkim ka gabuar në disa raste.

“Është e rëndësishme të keni parasysh se përballemi me miliarda kërkesa çdo ditë,” tha Pichat për BBC. “Kemi pasur ca incidente të cilat janë hetuar. Për ne ky është një leksion dhe ju sigurojmë që po punojmë për riparimin e dëmit.”

Kur Pichai u pyet për impaktin e lajmeve të rreme në rezultatin zgjedhor ai tha: “Diferenca mes kandidatëve ishte shumë e ngushtë nga një perspektivë shkencore 100 votues do të thotë ndryshim rezultati. Por ekzistojnë faktorë të shumtë që kontribojnë në rezultatin final por unë nuk jam i sigurtë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë.”

Mëngjesin e së Hënës Google tha se planifikon të parandalojë vendosjen e reklamave në faqe të cilat “keqinterpretojnë, keqinformojnë apo fshehin informacion rreth publikuesit, përmbajtjes së publikuesit dhe qëllimit kryesor të publikimit.”

Nga ana tjetër Facebook tha se, “kemi përditësuar politikat për të adresuar lajmet e rreme. Ekipi ynë do të monitorojë nga afër të gjithë publikuesit për tu siguruar se zbatojnë në mënyrë rigoroze rregulloren.”

Google i shpërtoi për mrekulli pasojave të kësaj ngjarje kjo sepse nuk ka një rrjet social kur përmbajtjet shpërndahen mes përdoruesve.

Për më tepër algoritmi i kompanisë favorizon uebfaqet të cilat janë të mirë dizenjuara dhe të lidhur me uebsajte të një profili të lartë duke shmangur gjerësisht lajmet e rreme. Adsense nuk ofrohet për uebsajtet të cilat promovojnë urrejtje, përmbajtje të dhunshme apo pornografi.

Në lajmin me titull “Si po e ndihmojnë Trumpin adoleshentët e Ballkanit,” Buzzfeed thoshte se një lajm i publikuar në WorldPoliticus.com i cili citonte burime sekrete të FBI-së pretendonte se Hilari Klinton do të akuzohet për krime në 2017-tën.

Ky lajm mori mëse 140,000 shpërndarje, reagime e komente në rrjetin social Facebook.

Të Dielën Google u përball me kritika të shumta sepse një postim nga 70news.wordpress.com u shfaq në krye të rezultateve të kërkimit dhe ishte një lajm terësisht i rremë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama