Burg per refugjatet qe tentojne te rihyjne ne BE

Burg per refugjatet qe tentojne te rihyjne ne BE

Nëse një refugjat i refuzuar tenton të hyjë sërish në një vend të BE-së, ndonëse kjo i ndalohet, ai mund të ndiqet penalisht dhe sipas rastit edhe mund të dënohet me burg. Këtë vendim ka marrë Gjykata Evropiane duke i dhënë të drejtë Italisë në rastin e një shtetasi shqiptar.

Bëhet fjalë konkretisht për një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia me një vendim për ndalimin për të tre vjet të hyrjes në këtë vend. Pasi personi në fjalë megjithatë tentoi të hyjë sërish në Itali, prokuroria e Firences kërkoi dënimin me tetë muaj burg.

Gjykata italiane kërkoi që rasti të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane në Luksembrug, nëse një vendim i tillë është në përputhje me rregullat e BE-së për kthimin e refugjatëve. Gjyqtarët në Firence morën mbështetjen Gjykatës Evropiane, e cila e konfirmoi vendimin e tyre.

Gjykata Evropiane argumentoi, se rregullorja e BE-së parimisht nuk e pengon një vend anëtar që ta klasifikojë si akt penal riudhëtimin ilegal të një personi të refuzuar. Por në një rast të tillë duhet të respektohen të drejtat themelore të Konventës së Gjenevës për Refugjatët. Në Itali për raste të tilla parashikohen dënime me burg nga një deri në katër vjet. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama