Artan Fuga Elegji per Pallatin e Kultures

Artan Fuga: Elegji per Pallatin e Kultures

Ndarë ngastra ngastra kafenesh, birucash, zyrash... Por, si është e mundur që për pesë lekë të qelbura, ta kthejmë gjithë atë mjedis mermeri, nga një vend ku duhej të gëlonte kultura për qytetarin, një vend i artit dhe i shkencës, një vend socializimi dhe ngritjeje shpirtrore, në një pafundësi kthinash që nuk dihet se çfarë bëjnë e të kujt janë.

Po si është e mundur, që në vend të transformojnë gjigandin e madh në një qendër kulturore si kudo në Europë, lemë atë të kalbet nga paraja dhe pastaj flasim për ca shtëpi rinie zgëqeve si në kohën e qepës…

Po mos më beni të them se tre dekada më parë, gjithçka po shkonte drejt kataklizmosë, por bodrumet e atij Pallati Kulture, pra nevojtoret e tij kishin megjithatë shumë më tepër dinjitet dhe pastërti sesa ka sot pjesa më e madhe e mjediseve përmbi nivelin zero të ndërtesës. Nuk po e them këtë gjë jo.

Vini dorë ju lutem. Ose prisheni dhe ndërtoni një karabina ku të reklamohet me banderola të mëdha raki mani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama