100 vendet me te mira ne bote per te bere biznes

100 vendet më të mira në botë për të bërë biznes
 Në shekullin e 19-të, David Ricardo theksoi përfitimet e tregtisë.
Në shekullin e 20-të, profesori i universitetit “Harvard” ofroi një panoramë të plotë të industrisë, gjeografia, kapitali fizik, teknologjia, arsimimi i punëtorëve.

Në këtë traditë, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) çdo vit studion garën e zhvillimit ekonomik. Raporti i Konkurrencës Globale etiketon 113 faktorët që kontribuojnë në konkurrencën e një ekonomie. Komponentët e treguesve të Konkurrencës Globale variojnë nga cilësia e rrugëve të një vendi e deri tek pavarësia e sistemit gjyqësor, nga rastet e tuberkulozit e deri tek procedurat e marrjes në punë të një inxhinieri. Disa pjesë të raportit përzgjidhen nga të dhënat zyrtare; shumë të tjera nga një sondazh i 11 mijë biznesmenëve ndërkombëtare.
Këtë vit, revista “Time” në bashkëpunim me “WEF” ka përzgjedhur 100 vendet më të mira për të bërë biznes në botë. Indeksi i Konkurrencës Globale vëzhgohet gjerësisht nga vendet që duan të zbulojnë pikat e dobëta dhe nga kompanitë që duan të vendosin se ku të investojnë. “Ne po e marrim kompleksitetin e botës ekonomike dhe po e thjeshtojmë”, shprehet Jennifer Blanke, një ekonomiste e lartë në “WEF”, “kështu që biznesi dhe qeveria të mund të thonë, ‘Këto janë pengesat e hasura. Çfarë mund të bëjmë për t’i tejkaluar?’”.
Në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet e para, ashtu si vitin e kaluar, falë arritjeve të larta sipërmarrje-kapital, përmasat e tregut vendas dhe kostoja e punësimit të punonjësve. Më pas vijnë Zvicra dhe Danimarka, Suedia, Gjermania, Finlanda, Singapori, Japonia dhe Britania e Madhe e Holanda, vende të pritshme. Më pas vijën disa ngjitje surprizë në listë si në rastin e Koresë së Jugut që ka mbërritur në vendin e 11-të nga vendi i 23-të vitin e kaluar. Shumë vende i rrisin rezultatet e tyre nga mënyra se si “WEF” i llogarit pikët e çdo vendi në bazë të fazës së zhvillimit. Një ekonomi si Egjipti apo Bolivia gjykohet më shumë në bazë të kërkesave si serioziteti i shërbimeve policore apo pajisja me energji elektrike; një ekonomi si Brazili apo Letonia matet në bazë të faktorëve siç është aksesi i internetit në shkolla dhe fuqia e mbrojtjes së investitorëve; ndërsa në ekonomi si Franca apo Koreja e Jugut shihen çështje më të sofistikuara si shpenzimi dhe marketingu i kompanive. Thellë pas të dhënave të renditjes së një vendi ka gjithnjë fakte surprizuese. SHBA, për shembull mban vendin e parë për 10 faktorë të caktuar, por ka aspekte që nuk janë aq të qëndrueshme.

Ajo do të renditej në vendin e 69-të nëse do do të merreshin parasysh faktorë të tillë si regjistrimi në shkollat fillore apo aftësia për të frenuar krimin e organizuar. Të dhënat gjithashtu sfidojnë disa teori të përgjithshme që janë në qarkullim, për shembull që taksat e larta frenojnë biznesin. SHBA dhe Zvicra, dy vende me sistem të moderuar taksativ janë në dy vendet e para, por kështu janë edhe Danimarka, Suedia e Finlanda, ku taksat janë tejet të larta. Po përsa i përket Kenias? Vendi renditet në fund të listës në bazë të shumë faktorëve siç është favorizimi në vendimet e zyrtarëve të qeverisë dhe impakti i biznesit në malarie, por përsa i përket disa masave të tjera ajo ia ka dalë mjaft mirë.
Bëhet fjalë për të drejtat ligjore në tregjet financiare dhe cilësinë e instituteve kërkimore shkencore. India, e renditur në vendin e 48-të ka bërë gjithashtu përparime. Ajo ka fituar pikë të larta për menaxhimin e shkollave por është dobët në furnizimin me energji elektrike. Por gjithnjë duhet mbajtur parasysh se të dhënat e renditjeve shpeshherë maskojnë realitetet ekonomike të një bote globale. Aftësia e vendeve për të rritur standardet e jetesës së banorëve nuk është gjithnjë një lojë shifrash me shumë zero. Pothuajse 200 vite më parë, Ricardo dha një mësim të detajuar mbi avantazhet e konkurrencës: kur dy ekonomi ndërveprojnë, mund të fitojnë të dyja edhe nëse njëra është më e përparuar. Kjo është arsyeja pse Koreja e Jugut investon në Korenë e Veriut. Dhe në fund të ditës, të dyja mund të dalin me fitim.

Lista

1.    SHBA   
2.    Zvicër   
3.    Danimarkë   
4.    Suedi
5.    Gjermani
6.    Finlandë   
7.    Singapor   
8.    Japoni
9.    Britani e Madhe   
10.    Holandë
11.    Koreja e Jugut
12.    Hong Kong   
13.    Kanada   
14.    Tajvan, Kinë   
15.    Austri   
16.    Norvegji   
17.    Izrael   
18.    Francë   
19.    Australi   
20.    Belgjikë   
21.    Malajzi   
22.    Irlandë   
23.    Islandë   
24.    Zelandë e re   
25.    Luksemburg   
26.    Kili   
27.    Estoni   
28.    Tailandë   
29.    Spanjë   
30.    Kuvajt   
31.    Katarr   
32.    Tunizi   
33.    Çeki   
34.    Kinë   
35.    Arabia Saudite   
36.    Puerto Riko   
37.    Emiratet e Bashkuara Arabe   
38.    Lituani   
39.    Slloveni   
40.    Portugali   
41.    Sllovaki   
42.    Oman   
43.    Bahrein   
44.    Afrika e Jugut
45.    Letoni   
46.    Itali    
47.    Hungari   
48.    Indi   
49.    Jordani   
50.    Barbados   
51.    Poloni   
52.    Meksikë   
53.    Turqi    
54.    Indonezi   
55.    Qipro    
56.    Maltë        
57.    Kroaci    
58.    Rusi     
59.    Panama   
60.    Mauritani   
61.    Kazakistan   
62.    Uzbekistan   
63.    Kosta Rika   
64.    Marok    
65.    Greqi   
66.    Azerbajxhan  
67.    El Salvador   
68.    Vietnam   
69.    Kolumbia   
70.    Sri Lanka   
71.    Filipine   
72.    Brazil   
73.    Ukrainë   
74.    Rumani   
75.    Uruguai   
76.    Botsuana   
77.    Egjipt   
78.    Xhamajkë   
79.    Bullgari   
80.    Siri     
81.    Algjeri   
82.    Mal i Zi  
83.    Honduras   
84.    Trinidad   
85.    Argjentinë   
86.    Peru   
87.    Guatemalë   
88.    Libi   
89.    Namibi   
90.    Gjeorgji   
91.    Serbi   
92.    Pakistan   
93.    Armeni   
94.    Maqedoni   
95.    Nigeri   
96.    Republika Dominikane
97.    Moldavi   
98.    Venezuelë   
99.    Kenia   
100.  Senegal
 
 
Blendina Cara : Gazeta Tiranaobserver

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama