Ne panairin e organizuar kohet e fundit te QNK-ja ne kryeqytet nga “Klik Ekspo Group”, ne kendin e quajtur “Zona e Artit”, ka qene i pranishem si i ftuar special shkrimtari i njohur Dritero Agolli, i cili ka firmosur me qindra libra per lexuesit si dhe ka bashkebiseduar me gazetare, kritike, studiues, miq e artdashes apo dashamires te ndryshem. Agolli ka thene per median: “Te vije ketu nje shkrimtar eshte nje kenaqesi, sepse eshte nje panair i shume produkteve, ku vijne njerez qe vizitojne dhe kenaqen me kete ekspozite. Dhe, duke shikuar dhe produkte te tjera, zgjasin koken edhe ne libra, ne stendat qe mund te kene libra, megjithese ketu librat jane me te rralle se produktet e tjera. Baza ketu nuk eshte libri, por jane produktet e industrise e te ekonomise se vendit dhe te huaj. Por, siç e thashe, duke vizituar njerezit keto produkte, mund te vizitojne dhe ndonje stende me libra. Shkrimtarit i behet qejfi qe, ne mes ketyre gjerave, eshte prezent edhe ai vete. Por kryesore ketu eshte kjo qe thashe une, qe tregon dhe nje interes te madh, jo vetem te firmave tona te vendit, por dhe te vendeve te tjera.
Ketu eshte si nje qytet i kesaj industrie, i kesaj ekonomie. Mire e tha kryeministri kur preu shiritin e hapjes. Eshte nje nga panairet me te medha qe ndertohet dhe hapet ne vendin tone”. Me tej, shkrimtari Agolli flet edhe mbi ate çka do t’i ofroje ai lexuesit shqiptar: “Eshte nje liber qe tregon per jeten time, por dhe per jeten e bashkekohesve te mi, per kontaktet me keta njerez, per jeten qe kemi bere me moshataret e mi, por edhe me te tjeret, ne nje komunitet te caktuar te shkrimtareve, por edhe jashte tyre. Eshte nje liber ne pergjithesi duke u nisur nga vete jeta ime dhe e njerezve me te afert. Tregoj dhe per te gjithe shoqerine shqiptare te disa periudhave te jetes se saj dhe times. Si jemi rritur bashke me shoqerine. Me interesantja dhe me e veshtira do te jete ajo qe ka te beje, le ta themi, me fillimin e karrieres sime qe nga gazetar e deri te kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise, por edhe me tutje si deputet i te dyja koherave”. Ndersa teksa pyetet per afatin kohor se kur ky liber i ri i Agollit do te mund te vije ne duart e lexuesit, shkrimtari pergjigjet duke thene: “Varet sipas periudhave te vete gjendjes sime shendetesore. Por besoj qe para se te vdes duhet ta bej”.
P. Grosi : Gazeta Albania











