ArgjiroFest-on te burgosurit me stenden e tyre te valleve dhe kengeve

ArgjiroFest-on, te burgosurit me stenden e tyre te valleve dhe kengeve

Në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës tashmë gjendet edhe  një stendë përfaqësuese e institucionit të burgjeve posaçme për të dënuarit të cilët kanë formuar edhe grupet e tyre artistike. Kjo stendë, e cila vjen si një risi në këtë edicion të festivalit, ka ardhur në sajë të bashkëpunimit mes Drejtorisë së Pergjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Kulturës.

Të burgosurit janë përgatitur  prej më tepër se një muaji për të qenë pjesë në këtë event nën drejtimin e artistes shqiptare Myfarete Laze. Grupet që marrin pjesë në këtë stendë janë:
 

- IEVP “Jordan Misja”, Fier me një grup valleje me 3 të dënuar;

- IEVP Peqin me një grup polifonik me 6 të dënuar;

- IEVP Lezhë me një grup rapsodësh me 2 të dënuar (me çifteli);

Përveç Festivalit Folklorik të Gjirokastrës këto grupe janë pjesë edhe në panairin e çelur me këtë rast, me punime të ndryshme artsitike dhe artizanale të të burgosurve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama