Aurela Gace rremben trofeun e “Kenga Magjike
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Ka qënë kënga “Hape veten”, me tekst të Timo Fllokos dhe muzikë të Flori Mumajesit dhe orkestrim muzikor nga Darko Dimitrov, që ka ekzaltuar votat dhe duartrokitjet e publikut. Në fakt qindra sms e kishin votuar këngën e saj që në natën e parë, duke e përcjellë si një këngë të realizuar në të gjithë komponentët e saj.
"Falenderoj publikun e shkëlqyer që më ka mbështetur dhe që nuk gjëndet në asnjë vend të botës”, është shprehur Gaçe e emocionuar me trofeun e artë në dorë, dhe e rikthyer në skenën ku ajo u rrit, kësaj here me një look krejt ndryshe nga sa ishte shfaqur më parë . E nderuar edhe me çmimin e interpretimit, Gaçe ka pohuar se në Amerike është tejet e lidhur me komunitetin shqiptar dhe se atje këndon vetëm shqip."
"Dua të jem sërish me publikun shqiptar dhe do të kthehem", ka pohuar këngëtarja energjike, duke falendeuar njëherazi edhe producentin e ketij Festivali tradicional në Shqipëri, showman-nin e njohur Ardit Gjebrea.
Çmimi i madh, fituesi i Edicionit të nëntë të “Kënga Magjike 2007”, u zgjodh nga votat e fshehta të këngëtarëve, që garuan në këtë edicion nën drejtimin e Ardit Gjebresë. Ka qënë një show televiziv i drejtpërdrejtë plot me surpriza dhe me nje realizim me cilësi të lartë artistike, i sjellë me profesionalizëm nga regjisorët nga Kosova, Agron Vula dhe Astrit Idrizi , me skenar te realizuar nga Aldon Lipe dhe skenografi nga Bashkim Zahaj.
Spektakli u realizua përmes performancave artistike të sjella nga vetë konkurrentët, ndërsa juria ka qënë më se e veçantë, e përbërë kësaj here nga çifte artistësh, me kryetar këngëtarin e njohur Gaqo Cako. Në këtë natë të madhe çmimesh, janë nderuar me trofe edhe këngëtarët Kastro Ziso, me Çmimin Tendencë, me Çmimin e publikut, Leonora Jakupi, me Çmimin Jon Muzic, Besa, me Çmimin e kritikës, Anjeza Shahini, për Prezantimin skenik më të mirë, Çiljeta, Endri dhe Stefi, trofeja Kënga Hit, ia dha Flori dhe Soni Malajt, Best Vokal, Jehona Sopit, etj.
Marre nga : BalkanWeb.com