Kampet Rajonale te Restaurimit per here te pare ne Shqiperi

Kampet Rajonale te Restaurimit per here te pare ne Shqiperi

Rreth 23 profesionistë të rinj dhe 9 akademikë e trajnerë nga Ballkani dhe Europa janë mbledhur në Krujë e më pas në Shkodër, për t’u ushtruar në Kampin e 28-të Rajonal të Restaurimit me temë “Artet dhe zejet tradicionale”.

Përmes kampit, pjesëmarrësit po mësojnë për teknikat tradicionale të artizanatit. Punët praktike përgjatë kampit përfshijnë teknika të ndryshme tradicionae nga shajaku te qëndisja, përpunimi i metaleve duke u udhëhequr nga vetë artizanët krutanë.

Një ndër risitë e Kampit të Krujës është edhe sjellja e historive rajonale dhe europiane të suksesit në sipërmarrjet artizanale.

Ndërsa në kampin e Shkodrës, fokusi kryesor do të jetë interpretimi i trashëgimisë kulturore , sesi kjo e fundit mund të arrihet tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Ky kamp synon të ndihmojë kuratorët dhe menaxherët të komunikojnë më mirë vlerat e trashëgimisë lokale.

Nëpërmjet kësaj qasje lidhet e shkuara me të tashmen përmes përvojave ndëraktive të të mësuarit dhe nxitjes së të menduarit kritik. Kampet Rajonale të Restaurimit përfaqësojnë një model trajnimi të suksesshëm, të nisur në Shqipëri dhe të organizuar në katër vende të tjera të Ballkanit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama