Bashkia ka vijuar edhe dje punën për lirimin e trotuareve dhe hapësirave të tjera publike. Aksioni ka vijuar në zonën e Bllokut, ku janë liruar trotuaret e pushtuara nga tavolinat e lokaleve buzë rrugës apo vendet e rezervuara të parkimit.
Në një status në Facebook, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, sjell momente nga puna për rikuperimin e hapësirave publike dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë për një qytet ku çdokush të mundë të ecë lirshëm.
“Dje gjatë aksionit për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike në Bllok. Barrikadimi si në luftë s'i ka hije një civilizimi ku të gjithë meritojnë 2m trotuar. Ndihmoni Bashkinë Tiranë të realizojë misionin e saj për një qytet më njerëzor të gjithë”, shkruan Veliaj.