Nderim per muslimanet qe shpetuan hebrenjte

Nderim per muslimanet qe shpetuan hebrenjte

Ekspozita e cila hapet të enjten, fokusohet mbi shumë shqiptarë muslimanë të njohur më parë si “Të drejtë, ndër gjithë kombet”- nderi më i madh i qëndrës së Holokaustit – pasi rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ekspozita me titullin “BESA: Një Kod Nderi – Shqiptarët Muslimanë të cilët Shpëtun Hebrejtë gjatë Holokaustit” eshtë një koleksion fotosh nga fotgrafi amerikan Norman Gershman myslimanëve shqiptarë dhe familjeve të tyre të shoqëruara me dixhitura.


Përpara Luftës së Dytë Botërore vetëm 200 hebrej jetonin në Shqipëri. Pasi Hitleri erdhi në pushtet në 1933, qindra hebrej u arratisën duke kaluar kufirin nga Jugosllavia, Gjermania, Greqi , Austria dhe Serbia .
Kur gjermanët pushtuan Shqipërinë, populli shqiptar refuzoi të pajtohej me urdhërin nazist për të kthyer hebrejtë të cilët jetonin në vend.

Ndihma për hebrenjtë, e dhënë në vendet me popullsi kryesisht muslimane bazohej mbi BESEN, një kod nderi që përkthehet “mbajtje premtimi”. Pothuajse të gjithë hebrejtë të cilët jetonin brenda kufirit shqiptar gjatë pushtimit gjerman u shpëtuan. Për më tëpër, ndodheshin më shumë hebrej në Shqipëri në fund të luftës se përpara se ajo të fillonte, raportoi Yad Vashem.
“Historia e jashtëzakonshme e Shqipërisë, ku një komb i tërë u tregua i gatshëm të ndihmonte hebrejtë, është mbresëlënëse”, tha kuratori i ekspozitës Yehudit Shendar. “Shumë prej tyre u influencuan nga Islami për zhgjedhjen e tyre. Kjo histori humane e rrëfyer përmes portreteve të tyre kombinohen për të nxjerrë në pah një aspekt të vogël, pak të njohur të Holokaustit”.

“Kjo është një histori e cila pak se është publikuar”, tha një i mbijetuar i Holokaustit, Ya’acov Altarat nga Tel Aviv, i cili u arratis në Shqipëri me prindërit e tij kur ai ishte vetëm 8 vjeç në vitin 1941 dhe gjeti strehim aty për gjatë gjithë përiudhës së luftës.
“It is a story of a nation saving all of its Jews because of a code of behavior,” he said.

“Eshtë historia e një kombi i cili shpetoi të gjithë hebrejtë për arsye të beësës”, tha ai.
“Pse shpëroi babai im një të huaj duke rrezikur jetën e tij dhe të gjithë fshatit?”, pyet Enver Alia Sheqer, i biri i një anetari të “Të drejtë, ndër gjithë kombet”, Ali Sheqer Pashaj i cili është portretizuar në ekspozitë. “Babai im ishte një musliman i devotshëm. Ai besonte se po të shpëtoje një jetë do të hyje në parajsë”.

Ekspozita do të shfaqet në Yad Vashem për dy muaj dhe më pas do të udhëtojë në Neë York ku do të mbahet në Zyrat Qëndrore të Kombeve të Bashkuara në 27 janar për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Ceremonia e hapjes do të mbahet me prezencën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ghaleb Majadle, Ministrit të parë musliman të Kabinetit izraelit si edhe Gershman, Kryetari i Komisionit për Emërimin e “Të drejtëve” në Yad Vashem, Yak’acov Turkel, krytarit të Yad Vashem Avner Shalem dhe Konsullit të Shqipërisë në Izrael.

“Ajo që unë gjeta ishin njërëz të mirë të cilët bënin vepra të mira”, tha Gershman, i cili vjen nga Bsalti në Kolorado. Ai vuri re se disa muslimanë që ai kishte takuar në Shqipëri i ishin referuar Kuranit kur pyeteshin përse i kishin strehuar hebrejtë, ndërsa të tjerët i referoheshin një kulture mikpritëse.
“Kjo është një provë se ka muslimanë të mirë në botë”, tha ai.

Rreth 22 000 jo-hebrej janë njohur nga Yad Vashem si “Të Drejtet ndër Kombe” qysh prej vitit 1963, duke përfshirë këtu edhe 63 muslimanë të nderuar me këtë çmim nga Shqipëria.
Asnjë arab nuk e ka marrë ketë çmim megjithëse një kandidat nga Tunizia, Khaled Abdelwahhab, u bë në janar arabi i parë i nominuar për këtë çmim.

Marre nga  : Revista Mapo


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama