Xhevahir Spahiu reciton shqip ne “Ditet ballkanike”

Xhevahir Spahiu reciton shqip ne “Ditet ballkanike”

Por veç poezive, te pranishme ne kete aktivitet kane qene edhe pjeset e muzikes simfonike me perfaqesuesit e tyre nga çdo vend. E ne serish jemi perfaqesuar me dinjitet fale krijimeve te mjeshtrit Çesk Zadeja. Nje nder idete kryesore te Diteve ballkanike ka qene pikerisht demonstrimi i botes se madhe shpirterore ne mbare gadishullin tone, e kjo nuk kish si te shprehej me mire se nepermjet muzikes e poezise, te cilat prekin gjithhere shpirtin e njeriut.

I organizuar me kujdes e seriozitet, natyrisht nje aktivitet i tille nuk mund te linte jashte tij debatin mbi kulturat e ndryshme europiane, identitetin, artin e kulturen, letersine dhe botimet e reja e te hershme ne vende te ndryshme te Ballkanit, apo probleme e tendenca te kohes, te lidhura pashmangshmerisht me te gjitha keto. Çka u vu ne dukje gjate konferences se zhvilluar me kete rast, ishte shtrirja e letersise shqipe pertej kufijve te fqinjet tane helene, permes perkthimeve dhe botimeve te ndryshme. Agolli, Kadareja, Kongoli e Mustafaj ishin shkrimtaret, veprat e te cileve nuk jane krejt te panjohura per lexuesin grek. Poete te tjere te pranishem ne kete aktivitet kane qene rumuni Dinesku, serbi Gadjansky, bullgari Kantchev etj. Gjate ketyre tri diteve te zhvillimit te Diteve ballkanike” ne Athine, u kryen botime te shumta, diskutime mes intelektualeve, kritikes e poeteve dhe performanca artistike te poezise nga aktore te njohur greke.

Petrika Grosi : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama