Gruaja i jep shoqerise edhe nepermjet artit te saj

Gruaja i jep shoqerise, edhe nepermjet artit te saj

Perse "Penda e Gruas", nje emer i zakonshem dhe shume i kapshem, kur tendencat jane per emra te nderlikuar, qe e mundojne lexuesin, por njekohesisht edhe e bejne kurioz?

Eshte nje emer qe u vendos pikerisht per te mos i veshtiresuar gjerat. Kujtdo i shpjegon se behet fjale per krijimtarine e gruas, si me pende, me penel, fotografi, dalte... Eshte nje reviste per gruan artiste, qe krijon me frymezim, realizon veten, jep talentin e saj, si kontribut per shoqerine moderne; eshte bashkekohore ne mentalitet e teknike, ne permbajtje e forme...Ajo gjen veten tek figurat e shquara te grave artiste ne bote, sot dhe dje, mbeshtetet tek realiteti shqiptar, si dhe tek tradita, duke synuar perfeksionin. Kjo eshte ajo qe "Penda e gruas" i kerkon dhe njekohesisht i jep gruas dhe lexuesit, ne pergjithesi.

Revista juaj i shtohet botimeve periodike, qe nuk jane te pakta ne numer. Mendoni se i keni munguar lexuesit dhe cfare te reje sillni per te?

Ne te vertete eshte nje risi. Nuk ekziston deri tani asnje botim specifik vetem per krijimtarine e gruas ne kulture. Vertet revistat nuk mungojne, por ne japim ate c`ka nuk ka arritur tregu periodik te jape per lexuesin: anen me delikate te gruas, shpirtin e saj, te shprehur ne vepra arti. Dihet se nje shoqerie te kulturuar i nevojiten, vec vlerave materiale, edhe ato shpirterore, qe jane shume te rendesishme per te zbukuruar jete. Gruaja krijon jeten, e nderton me mund ate dhe shoqeron deri ne perjetesi vazhdimesine e saj. Ajo ka lindur artiste ne shpirt dhe kete bote te madhe krijuese e shpreh ne kulture, ne letersi dhe art. A nuk e meriton nje reviste vetem per kete?

Cilen kategori te lexuesve kerkoni te terhiqni? Grate jane targeti me i preferuar?

Grate po e po, sepse ne faqet e revistes kane te "drejte" te hyjne vetem grate. Kjo eshte vetem domeni i tyre, sepse ne te gjithe shtypin, ne pergjithesi, gruaja ze pak vend. Por, burrat jane patjeter nje lexues shume i interesuar. Edhe ata lexojne Diana Culin e Elvira Dones apo Virginia Woolf e Sonia Delaunay, si dhe shijojne tablote impresioniste te Berthe Morisot apo Artenisia Gentileschi. Vertet jane autore gra, por arti shijohet pavaresisht nga gjinia e artistit. Ne universin e kultures boterore kontributi i artisteve mbetet i pamohueshem.

A kuptohet nga dashamiresit tuaj qellimi feminist i revistes suaj, pasi shpeshhere koncepti feminist perkthehet ne qendrime ekstreme ndaj burrave?

Qe eshte reviste vetem kontribut i grave, nuk do te thote qe eshte nje reviste feministe ne aspektin qe e komentoni ju. Ajo specifikon artin, duke evidentuar vetem figurat e grave, por jo ne permbajtje. Letersia, arti, muzika, me autore gra nuk kane ne te gjitha rastet permbajtje feministe. Feminiteti patjeter qe ndjehet, sepse gruaja percepton ne veprat e saj ate c`ka merr nga jeta, cfare i merr dhe i rijep. Ajo ka ideologjine e saj mbi fenomenet shoqerore dhe ambientin. Nuk mund artin e gruas ta vleresosh ne pozita maskiliste. Keshtu ajo nuk do te kishte vlere. Gruaja artiste mbetet nje subjekt i rendesishem shoqeror ne edukimin shpirteror te njerezve.

Ekonomia e tregut ka vene shenjen e barazise mes krijuesve, qofshin femra apo meshkuj. Atehere, perse femrat artiste e ndiejne veten te diskriminuara edhe sot?

E ndiejne veten te diskriminuara, sepse edhe arti eshte pjese e mentalitetit maskilist te shoqerise. Gruaja eshte e diskriminuar ne familje e shoqeri. Vetem nje shembull te thjeshte, por i njohur nga te gjithe. Ne te gjitha institucionet kulturore, drejtueset gra jane shume ta pakta; ne te gjitha jurite e vleresimit te artit, shtepite botuese, akademite e artit etj. drejtojne burra, kur dihet se edhe ne keto fusha kontributi eshte i barabarte. Sa here autoret gra jane vleresuar me cmime ne evenimente kombetare apo edhe nderkombetare, sepse ky fenomen eshte i pergjithshem?! Marrja e Cmimit Nobel ne Letersi nga nje grua befasoi komunitetin e burrave, qe e komentuan si "meshire" per moshen e thyer.

Si e shihni perspektiven e revistes, sa do t`i rezistoje konkurrences, duke qene edhe nje reviste "elitare", nese mund ta quajme keshtu?

Ne te vertete, keto vitet e fundit lexuesit jane mesuar te ndjekin telenovela dhe te "kenaqen" me letersine roze. Eshte pak e veshtire qe t`i futen "studimit" te letersise se vertete, e cila jo gjithnje shijohet shtrire ne divan. Shija e ndryshuar e lexuesit eshte "pune" e botuesve medioker, qe servirin botimet e autoreve pa vlere. Dhe kjo tendence ka vite qe ka pushtuar tregun e librit e duhet shume mund qe te riedukohen shijet. Se pari, vertet terhiqet elita e lexuesve, pasi edhe letersia cilesore kerkon nje perceptim ndryshe nga ana e lexuesit, i cili eshte i pergatitur per ta kuptuar ate, e me pas rritet rrethi i "klienteve" te kesaj letersie. Ata do te perbejne ne te ardhmen edhe sigurine per jetegjatesine e kesaj reviste, qe vazhdon te mbetet risi ne tregun e botimeve.

Si lindi revista "Penda e Gruas"

Ne morine e organizatave joqeveritare, qe asnjehere nuk arrijme te dime se sa eshte numri i tyre i vertete, te ben pershtypje Qendra Kulturore "Dora d`Istria", nje qender per grate, e krijuar qe ne vitin 1994. Kjo qender boton libra dhe revisten "Penda e Gruas", ku autoret jane gra, te vendit dhe te huaja, por perzgjedhja mes tyre behet duke evidentuar vlerat me te mira e duke i promovuar ato. Bordi drejtues i saj ka emra te njohur si: Diana Culi, Floresha Dado, Arta Marku, Suzana Varvarica, Briseida Mema, Zefina Hasani. Nuk eshte se gjendet lehte ne librari, pasi ka nje tirazh te kufizuar dhe nje paraqitje shume modeste ne kopertine. Krahas revistave luksoze, qe perdorin teknologjine e fundit per stampim, me te gjitha ngjyrat e mundshme, "Penda e gruas" ka nje kopertine ne 2 ngjyra, qe ndryshon ne cdo numer, por me nje faqosje elegante. Madje, edhe libraret e ekspozojne ne nje vend jo shume te dukshem.

Eshte botimi modest i nje grupi grash, qe nuk pranon financime nga reklamat. Ne faqet e saj gjen vetem letersi e art. Grate artiste e njohin, bashkepunojne me te dhe e ndiejne se se fundi kane nje reviste te tyren, ku mund te ekspozojne veprat e talentin e tyre pa asnje pengese. Matesi i vetem eshte cilesia, niveli artistik dhe mesazhi qe percjellin.

Kjo reviste sjell nje grua ndryshe, shume optimiste, te talentuar, artiste e shkrimtare. Ajo nuk eshte nje grua qe vetem rrit femije, eshte e papune, meson receta gatimi dhe di te shtroje tryezen. Ajo nuk ekspozon trupin e saj ne kopertina, por shkruan poezi e romane, pikturon me ngjyra e debaton per te bukuren.

Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama