Mbrëmjet muzikore shqiptare, organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, do të jenë një cikël i ri koncertor që do të realizohet nga Orkestra Simfonike e RTSH-së. Programi i koncertit të parë përmban nga F.Ibrahimi - Rapsodi Nr. 1, E. Sina - "Apace", H.Zaharian - Uverture, L.Dizdari - "Elegji për Luigj Gurakuqin", romance Solist A.Kllogjeri, P.Jakova Aria e Likës nga Opera Skënderbeu, Solist A.Kllogjeri, K. Vorpsi Poemë Simfonike, K.Laro Rapsodi. Th.Gaqi "Poeme" Koncert për violinë dhe orkestër solist L. Radovani. Në këtë mbrëmje do të prezantohen motivet shqiptare, frymëzimet, profesionalizmi i kompozitorëve tanë më të mirë, të artistëve që themeluan artin tonë muzikor e deri tek kompozitorët e interpretuesit tanë më të rinj.
Marre nga : Gazeta Shqip











