Lektorja e muzeut rrefen viziten e Peres De Kuelar

Lektorja e muzeut rrefen viziten e Peres De Kuelar

Jane jo te pakta momentet kur i duhet te kundrojne historine edhe ne terr, pasi nderprerjet e energjise elektrike nuk e kane kursyer aspak as kete institucion. Madje, edhe kur eshte i "mbipopulluar" nga turistet e huaj. Kjo vjeshte e ka shnderruar ne te lakmuar muzeun, pasi numri i vizitoreve te huaj arrin ne me pak se dy muaj ne rreth 3500 turiste te huaj. E çuditshme, por e vertete! Ne nje moment kur radhen e vizites e pati pavijoni i luftes, dritat ne muze erdhen, dhe broherimat e atyre turisteve te huaj nuk munden te mos degjoheshin prej katit te trete ne hyrjen e muzeut!

Ndonese çdo grup qe vjen ka lektore, ata qe kujdesen per mikpritjen e tyre jane lektoret e muzeut. I gjen ne pune dhe dite festash, sa here agjencite kane lajmeruar per vizita grupesh te medha. Turistet nuk pyesin aspak per pushime zyrtare, ata kane itinerarin e tyre te udhetimit. Ata qe ndeshem kete fundjave ne muze ishin plot 250. Te gjithe, siç zbriten prej anijes ne Durres, mberriten ne Tirane. E siç pohon nje prej tyre, mbremja do i zinte ne Bari, dita tjeter ne Leçe per te vijuar ne Krete, Peloponez e per te shkelur pastaj te tjera detra. Grupe te tilla vizitoresh, lektoret i percjellin gati çdo dite. Por duket se per pergjegjesen e lektoreve te Muzeut Kombetar, Tatjana Alimema, ka per te mbetur i skalitur ne kujtese vizita e nje personaliteti te larte ne fund te viteve '80-te dhe fillimi i epokes se re, kesaj qe jetojme tani. Nuk eshte aspak ndonje prej udheheqesve te medhenj komunist, pasi pjesa me e madhe e tyre qene zhbere asokohe.

Preferon te veçoje nder keto vizita te njerezve te 'pushtetshem' te botes lindore a perendimore, viziten e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Peres De Kuelar. "Qene vite kur nje vizite e tille pritej me shume interes jo vetem prej qeveritareve, por edhe prej njerezve te thjeshte, qe mbanin vesh se ç'do te ndodhte me Shqiperine.

Ishte e para vizite e nje personaliteti qe shoqerohej edhe prej fotoreportereve te shtypit boteror". Detyra e madhe, ajo e rrefimit te historise se Shqiperise brenda mureve te ketij muzeu, i takonte lektores Tatjane, ne gjuhen e kohes thene cicerone! Ajo prezantoi historine e Shqiperise, si per çdo personalitet te huaj edhe per sekretarin e atyre viteve, Peres De Kuelar.

Jo vetem ky, por e veçante ka qene e gjithe panorama e pritjes se ketyre personaliteteve te politikes boterore para viteve '90-te. "Menyra se si ata priteshin ne muze eshte e pazakonte per ditet tona, rrefen Tatjana. Kujtoj me mire se çdo gje momentin kur Peres De Kuelar u shtang ne dalje te muzeut. Jashte kishte shume njerez qe e duartrokisnin, aq sa ai me pyeti: pse kane dale keta njerez. Pergjigjja ime ishte: Ne keshtu i presim miqte". E entuziazmi i tij s'kishte se si te mungonte. Por tani kohet kane ndryshuar! Dekada kane shkuar e askush nuk shfaq habi per te huajt qe qarkullojne ne rruget e Shqiperise.

Pershtypje turistesh

Kur rrekesh te pyesesh per pershtypjet e turisteve qe ndesh ne muze, çfaredo mund te presesh. Impresione nga me te çuditshmet, si ai i nje gruaje te moshuar nga Holanda, se ciles pos faktit se ishte e merzitur qe s'mund te shijonte dot teper muzeun, pasi ishte shume erresire, komentoi me gjate. "Me beri teper pershtypje qe gjate rruges nga Durresi ne Tirane, gati te gjitha ndertesat jane te paperfunduara. Madje, jane te gjitha te ndryshme, tregoi ajo. Por s'ka mundur te jete indiferente ndaj ngjyrave te ndertesave ne Tirane. Kish pyetur per te gjetur arsyen: "Me thane se kryetari u Bashkise se Tiranes ka qene piktor, rrefeu ajo, ndaj edhe une mund te shoh kaq shume jete ne ngjyrat e ndertesave ne Tirane".

Ish-ambasadorja Ris, mike e perhershme

Te gjithe ne Muzeun Historik Kombetar thone te njejten gje, ajo ishte mike e perhershme aty. Lektoret rrefejne se ish-ambasadorja e SHBA-ve ne Shqiperi, Marsi Ris, e ka vizituar shpesh muzeun, madje jo vetem zyrtarisht, por edhe privatisht, duke sjelle ne nje dite te nxehte edhe nenen e saj ketu ne muze, per te mos folur per femijet dhe bashkeshortin.

Ne gjysme viti, muzeu priti 8 mije te huaj

Jane me se 8 mije te huaj ata qe kane vizituar Muzeun Historik Kombetar pergjate 6 muajve. Pjesa me e madhe e te cileve ne shtator e tetor. Por milionat e fituara prej biletave te tyre, shkojne 100% ne buxhetin e shtetit. Ndersa te shumte jane edhe nxenesit e shkollave nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia qe hyjne ne muze, por ne saje te ligjit "Per muzete", ata mund te shkelin pavijonet pa prere bilete.


Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama