Botohet ne Itali Antologji e letrave shqipe

Botohet në Itali

Hartimi i Antologjisë së letrave shqipe - antologjia më e gjerë e letërsisë shqipe e përkthyer dhe e botuar ndonjëherë jashtë Shqipërisë - mban autorësinë e  prof. Nasho Jorgaqit.

Në antologji përfshihen tetëdhjetë autorë, që përfaqësojnë letërsinë shqipe bashkëkohore, kryesisht nga vitet 90 e këtej. Janë krijime në prozë e poezi të brezave të ndryshëm, nga Ismail Kadare, Dritero Agolli, Vath Koreshi, Fatos Kongoli, Fatos Arapi, Qamil Buxheli, Kasem Trebeshina, Skënder Drini, Niko Kacalidha, Xhevahir Spahiu etj. e deri te më të rinjtë, si Ervin Hatibi, Ridvan Dibra, Teodor Keko, Visar Zhiti, etj. Talentet femërore janë përfaqësuar nga Natasha Lako, Diana Çuli, Luljeta Lleshanaku etj., kurse letërsia e shkrimtarëve të persekutuar me autorë si Zef Zorba, Pjetër Arbnori, Mihal Hanxhari, Pano Taçi, Visar Zhiti etj. Poezia e Antologjisë është përkthyer nga poetët e shquar italo-arbëreshë Kate Cukaro e Zef Skiro di Maxho, ndërsa proza nga përkthyesi i njohur Euxhenio Skalambrino. Antologjia hapet me një parathënie të prof. Shaban Sinanit si dhe është e pajisur me shënime biobibliografike për autorët. Botimi i saj, përgatitur nga Xhino Bleve, është i një niveli të lartë tipografik dhe estetik, i ilustruar me foto artistike dhe vepra të artistëve pamorë shqiptarë.

Antologjia e letrave shqipe do të paraqitet në Tiranë gjatë ditëve të Panairit të Librit në muajin nëntor.

Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama