Në këtë përshtatje të poemës nordike, të drejtuar nga Roxher Abari dhe Neil Gaiman, nën regjinë e Robert Zemekis, i njëjti regjisor edhe tek “Forrest Gump”, bukuroshja Zholi interpreton nënën e përbindëshit Grendel dhe në një skenë shfaqet nga ujërat tërësisht lakuriq, e mbuluar vetëm me një substancë të ngjitshme me ngjyrë ari. Filmi kolosal fantastik, i cili do të shfaqet në kinematë amerikane në 16 nëntor, flet rreth luftëtarit të famshëm Beowulf, mes njerëzve dhe përbindëshave.
Versioni i kompjuterizuar i Zholi do të jetë ai i nënës së Grendel, pikërisht ajo që u bë e famshme pasi kishte humanizuar një personazh të kompjuterizuar, siç ishte Lara Kroft. Në transformimin e kryer për këtë pjesë, Anxhelina me sa duket ka rifituar “në saj të kompjuterit” linjat e saj të një kohe të mëparshme, dhe nuk ka asnjë problem ta tregojë trupin e saj pa asgjë sipër, edhe pse “e mbuluar” me një substancë misterioze prej ari. Beowulf përbën për Zholinë edhe rikthimin e filmit aksion. Ajo ka shpjeguar se: “Më është dukur një rast i mirë dhe familja ime është dakord për t’u rikthyer e fortë dhe për të interpretuar diçka që më në fund nuk ishte serioze”. Larg ekranit të madh në fakt, aktorja dhe i dashuri i saj, Bred Pit, janë vazhdimisht të impenjuar në çështje humanitare dhe projektojnë zgjerimin e mëtejshëm të familjes, që për momentin përbëhet nga Madoks, 6 vjeçar, Paks, 3 vjeçar, Zahara 2 vjeç dhe Shiloh, një. Gjatë shfaqjes së fundit në Festivlin e Venecias, çifti ka anonçuar se është gati për një bebe.
Marre nga : Gazeta Albania











