Sallate me panxhar

Sallate me panxhar

Panxharit.të kuq i priten rrënjët e gjethet, pastaj lahet mirë dhe zihet në ujë të vluar pa kripë (sepse keqësohet shija). Kur panxhari të jetë zier, i qërohet lëkura, pritet në formë rrethi ose gjysmërrethi (kur është i madh), vendoset në enë porcelani dhe i hidhen uthull, hudhra të shtypura ose të grira hollë dhe vaj ulliri. Për- zihet dhe lihet 2-3 orë që të marinohet pak dhe panxha- rit i rikthehet ngjyra e kuqe nga uthulla. Pastaj vihet në pjatë, ku i hidhet pak kripë dhe zbukurohet me maj- danoz të grirë hollë.

Për 1 kg panxhar duhen;vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 4-5 lugë, hudhra 1 kokerr mesatare, kripë, majdanoz.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama