Shqiperia turistike shkon ne Pekin

Shqiperia turistike shkon ne Pekin

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar të turizmit, i cili u organizua në Kinë në datat 14-16 Prill në Pekin. Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), stenda shqiptare u përfaqësua me agjenci të ndryshme të cilat promovojnë turizmin në vendin tonë.

Në panair morën pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionalë dhe operatorë nga Pekini e më gjerë, si dhe u zhvilluan takime biznesi, ku u bë i mundur dhe prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg, i cili po rritet me ritme të shpejta. Panairi ishte një mundësi e mirë për AKT, e cila krijoi kontakte me medien kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre. Tashmë ka nisur bashkëpunimi me ambasadën shqiptare në Pekin, që të organizohet një udhëtim në Shqipëri, për 15 gazetarë të medieve kineze në maj ose qershor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama