750 turiste amerikane me 4 guida ne jugun shqiptar

750 turistë amerikanë me 4 guida në jugun shqiptar

Megjithëse në dispozicion të njohjes së tyre me jugun shqiptar kanë qenë vetëm disa orë, të ndarë në grupe ata kanë mundur të vizitojnë Butrintin e të shohin qytetin e Sarandës, të bëjnë shoping dhe të shohin nga afër sinagogën hebraike që ndodhet brenda në qytet. Të tjerë janë ngjitur në kalanë e Lëkurësit, për të shkuar që andej në monumentin natyror të Syrit të Kaltër e për t‘u kthyer te Sinagoga. Një udhëtim me më shumë kilometra rrugë automobilistike kanë pasur ata, guida e të cilëve fokusohej në qytetin e Gjirokastrës dhe pasuritë arkitekturore të saj, ndërkohë që Palasa e Himara kanë qenë një drejtim më vete në guidën e djeshëm të amerikanëve.

Arben Çipa thotë se është hera e dytë që kjo kruazierë vjen këtë vit në Sarandë. Sipas tij nuk është e vështirë për të sjellë dhe menaxhuar turistë të huaj edhe në muajt shtator e tetor, që janë muajt e fundit të sezonit turistik për të huajt. Madje ai vëren se me fillimin e shtatorit, atëherë kur sezoni veror mbyllet e deri në këtë 10-ditësh të parë të tetorit, fluksi i turistëve të huaj ka njohur ritme të pëlqyeshme. Ai ka menaxhuar sivjet dy kruaziera, nga një të tillë në vitin 2006, ndërkohë që ka ndryshuar edhe variacioni i qëndrimit të turistëve, i cili nuk ka qenë vetëm njëditor, por është zgjatur edhe në 3 apo 7 ditë.

Jo vetëm udhëtarët, por edhe ekuipazhi i kruaziera, që ankoroi dje në detin e Sarandës, i përbërë nga 450 veta, ishte kureshtar të prekte realitetin pak të njohur shqiptar. Kjo kruzierë e kishte dje udhëtimin e fundit në bregdetin shqiptar për këtë vit.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama