Vucic do pije ne gotat me shqiponje

Vucic do pije ne gotat me shqiponje

Vizita e kreut të qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç në Tiranë ka rreth një muaj që planifikohet, ndërkohë që për pritjen e tij gjërat janë mirëmenduar deri në detaj.

 

Shqiponja, simboli kombëtar i vendit tonë, do të jetë pjesë e takimit mes dy krerëve të qeverisë jo vetëm në flamur, por edhe në të gjitha kompletet e pjatave dhe të gotave, servis i cili përdoret që prej viteve '90. Kryeministri Vuçiç duhet të shuajë etjen duke pirë në gotat e qelqta, në të cilat ndodhet e stampuar simboli i shqiponjës dykrenore në ngjyrë ari.

 

Një veprim i tillë mund të merret edhe si një ‘provokim’ nga Vuçiç, nisur nga reagimet që patën në vizitën e kryeministrit Rama në Beograd. Ceremonia e mirëseardhjes do të zgjasë deri në orën 11:45, pikërisht në Pallatin e Brigadave, për t’u pasuar me takimin dypalësh të delegacioneve të kryesuar nga të dy kryeministrat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama