E ema, ish-atlete, bashke me te motren qepnin rrobat e tyre dhe vajza e vogel nuk mund te rrinte pa u interesuar. E dy preferencat e saj, sporti dhe rrobaqepesia, rriteshin paralelisht. As ajo vete nuk e kish menduar qe do te mundte te hapte ne SHBA firmen e saj te stilimit dhe prodhimit te rrobave nen firmen “Ema Savahl”, te stilonte rroba per Paris Hilton, Viktoria Bekam, Ana Kurnikoven, Kerry Kasem, Sifia Vergara, Kelly Clarkson, Tyra Banks...dhe shume personazhe te njohura neper bote, te fitonte ne vitin 2000 çmimin stilistja me e mire e modes ne Paris, kryeqytetin e modes.
Ne foto Victoria Beckham
Nje shqiptare qe realizon endrren amerikane. Kjo eshte historia e Ema Kojes, tiranases qe mundi te çaje ne tregjet e modes duke ngritur pozitivisht emrin e mire te Shqiperise. Ema e thekson faktin qe eshte shqiptare dhe ne websitin e saj www.emasavahl.com kjo gjendet lehtesisht.
Si ka qene femijeria juaj dhe çfare gjerash ju pelqenin me shume per se vogli?
Une kam qene nje femije shume aktiv dhe gjeja qe me pelqente me teper ishte te vrapoja e te luaja, sidomos t’i ngisja biçikleten gjigande te babit, larte e poshte neper mehalle.
Kur te pyesnin te tjeret se çfare doje te beheshe kur te rriteshe, ti si i pergjigjeshe?
Per nje fare kohe doja te isha astronaute, me vone desha te isha shkrimtare… edhe sot e kesaj dite vazhdoj te kem deshire te nderroj profesionet.
Jeni rritur ne nje familje sportistesh, si ju lindi deshira per t’u marre me stilim?
Une jam rritur me tezen dhe mamin tim, te cilat ishin mjaft te talentuara per prerjen dhe qepjen e rrobave dhe nisur nga kjo, mendoj qe rrobaqepesia ishte nje hobi qe filloi te me shfaqej teksa rritesha.
Keni qene per disa vjet volejbolliste me Dinamon. Kujt brezi i perkisni dhe cilat jane emocionet me te forta qe ju ka lene ajo periudhe?
Une isha ne banken e rezervave, kur Ela Tase dhe Mimoza Ibrahimi ishin ne maksimumin e tyre. Emocioni me i forte ne ate kohe ishte kur dola per here te pare jashte shtetit me ekipin.
veshtiresite e para qe haset gjate shpernguljes familjare ne Itali?
Me thene te drejten isha shume e lumtur per ndryshimin. Nga natyra une i mirepres ndryshimet. Sa me te medha jane ato, aq me eksituese jane.
Ju ishit nje vajze e vogel per te perballuar nje ndryshim kaq te madh. Si reaguat?
Megjithese une emigrova nga Shqiperia komuniste, nuk isha shume e impresionuar me Italine e Jugut ku ne u shperngulem. Reagimi im lidhej me nje deshire akoma me te madhe per te pare boten dhe pas xhiros qe doja te beja ishte te vendosja ku te jetoja. Per nje gje isha e sigurt: Duhet te jetoja ne nje qytet te madh, jo ne provinca ose qytete te vogla ku mentaliteti eshte i mbyllur dhe eshte kollaj te gjykohesh.
Me sa kemi mesuar, kur ju ishit ne Itali filloi dhe deshira per t’u marre me rrobaqepesi e stilim...
Gjate veres kur nuk isha e zene me kampionatin modeloja ne Bari Centro per tri linja: Blue Marine, Parah dhe Off Limit. Çmimet e ketyre koleksioneve ishin te paprekshme, por ky nuk ishte problem per mua, qe isha rritur qe ne femijeri me artin e rrobaqepesise si pjese e edukimit tim, ashtu si dhe shume vajza shqiptare. Keshtu fillova te qepja rrobat e mija e frymezuar nga rrobat fantastike qe po modeloja çdo dite. Vetem me vone kuptova sa te talentuara ishin tezet dhe mami im dhe sa shume gusto kishin. Madje kujtoj humorin e sime meje kur shihte garderoben time ne kohen qe jetonim ne Shqiperi.
Aty ishin dhe produktet e para te bera nga dora juaj?
Ne fakt, kisha filluar qe ne Shqiperi.
Pas disa vitesh ju u shperngulet ne SHBA. Mund te na tregoni pse moret kete vendim?
Pas nje traume ne shpatull vendosa te marr pushim per nje vit nga volejbolli dhe ky ishte momenti me i pershtatshem per te plotesuar deshiren time per te pare boten. Mbas udhetimit ne Evrope dhe Afriken e Veriut, NY City m’u duk teper interesant dhe ndalova atje per tre muaj, ku takova shume emigrante shqiptare dhe nepermjet tyre gjeta ca pune te rendomta per te mundesuar udhetimin e ardhshem, qe do te ishte Miami. Kur shkova atje rashe ne dashuri me klimen dhe mentalitetin ne Miami Beach. Per te paren here mendova se kisha gjetur vendin ne te cilin me te vertete deshiroja te jetoja.
Lidhja juaj me stilimin u rrit edhe me shume, pse?
Nje kombinim i koincidences dhe domosdoshmerise forcoi drejtimin qe mora. Por mbi te gjitha ishte se une merrja kaq shume komplimente per rrobat qe po vishja, sa me erdhi natyrale me mendu per nje biznes ne kete drejtim. Sidomos fakti qe nuk kisha “Green Card” e bente te domosdoshme qe te punoja per veten time.
Mund te na tregoni hap pas hapi si arritet qe fillikat e vetme te ndertoni nje atelie, ku sot punojne rreth 30 vete?
Jane shume faktoret qe ndikuan ne kete drejtim. Nje sekret mund te jete qe une kam shume energji dhe humb interesin kollaj ne gjerat monotone. Nuk me pelqen te rri gjate ne zonen e konfortit. Une e mirepres te rene dhe nuk kam frike me guxu ne diçka qe askush nuk e ka bere me pare. Gjithashtu jam a good leader (drejtuese e zonja) dhe e drejtoj biznesin sikur te ishte nje skuader volejbolli (faleminderit babit) dhe keshtu “my girls” (punonjeset e mia) jane shume eficiente. Dhe nje gje tjeter per te shtuar eshte, qe une mesoj nga gabimet dhe zakonisht kurre s’e bej te njejtin gabim dy here.
Si e organizoni nje dite pune?
Sapo arrij ne atelier ne oren 9:00, Marta, dora ime e djathe qe punon qe prej 10 vjetesh me mua, me pergatit kafen kubane qe e pime se bashku, duke me informuar per progresin dhe organizimin e prodhimit. Me vone shkoj ne zyre, ku asistentja ime pasi ka filtruar mesazhet me jep ato per te cilet une duhet te kujdesem personalisht. Nga ora 11:00 punoj me modelistin dhe pasdite, nese nuk kam ndonje takim shkoj ne dhomen e piktures, ku punoj me materiale te reja qe te krijoj tekstura te reja. Gjate gjithe dites nderpritem ne menyre konstante nga pyetje, telefonata e takime. Ne oren 17:30 shkoj ne palester dhe me pas gezoj familjen time.
Cilat jane endrrat tuaja?
Endrrat e mija jane shume ambicioze dhe kane pak te bejne me stilimin dhe biznes. Une mendoj qe zhvillimi shpirteror eshte baza per te arritur gjithçka qe ti deshiron ne jete. Ky eshte fokusimi im.
Shume personazhe te njohur edhe ne Shqiperi si Paris Hilton dhe Paola Abdul mbajne ne trup veshjet e stiluara prej jush, si ndjeheni kur i shihni?
Eshte kenaqesi e veçante.
Mund te na rendisni dhe personazhe te tjere me fame, qe mbajne veshjet tuaja?
Anna Kurnikova, Victoria Beckam, Brook Burk, Lil Kim, Tyra Bangs, Kelly Clarkson, Sophia Vergara, Adriane Curry, Phoebe Price,
Cilat jane karakteristikat e stilit tuaj?
Une jam shume e informuar me trendet, keshtu qe koleksionet tona jane nje interpretim i te rese dhe hip qe po ndodh ne moment ne boten e modes.
Cila eshte e veçanta e veshjeve tuaja?
Karakteristike per linjen tone eshte krijimi i tesuteve dhe siperfaqeve qe jane te papara ndonjehere. Une punoj me silikon, gome, zamke, prodhimin e ngjyrave e produkte te tjera, te cilat i pikturojme ne tesute dhe krijojme bluza e fustane qe ne te vertete jane vepra
arti te pikturuara nje nga nje.
Me sa kemi zbuluar ne internet, ju gjithmone e theksoni faktin se jeni shqiptare. Sa krenare ju ben te ndjeheni fama qe keni arritur?
Shume.
Sa kohe i kushtoni familjes suaj?
Une e kam si parim qe te punoj 8 ore ne dite dhe jam shume xheloze per kohen time te lire, keshtu qe me perjashtim te udhetimeve qe per momentin nuk i kam deleguar akoma, familja ka kujdesin tim total.
Keni thuajse 16 vjet qe jeni larguar nga Shqiperia, per çfare ju merr malli me teper?
Per ritmin… Kur vij ne Shqiperi koha merr nocion tjeter dhe i gjithe kendveshtrimi ndryshon. E tere kjo me duket shume rigjeneruese.
Ke menduar ndonjehere te kthehesh ne Shqiperi?
Akoma jo.
Ju keni nje djale te vogel, a i flisni shqip?
I flas shqip dhe i tregoj perralla po ne shqip, por gjeja qe e intrigon me shume tim bir jane perrallat me Gjeto Bash Mujin dhe Gjergj Elez Aline, qe edhe pse ia kam treguar 100 here, ai nuk ngopet kurre. Ne mendjen e tij Shqiperia ka nje perde mistike dhe ai mendon qe te qenit shqiptar eshte diçka speciale.
Nese do te ktheheshim prapa ne kohe, do te zgjidhnit serish profesionin e stilistes apo keni ndonje enderr tjeter?
Ne qofte se nuk do te ishte stiliste do te ishte nje forme tjeter arti.
Si e shihni zhvillimin e Shqiperise ne keto vite?
Shqiperia po ecen e do te ece perpara shume shpejt. Une uroj megjithe zemer qe zhvillimi te jete i balancuar si nga ana ekonomike, shpirterore dhe artistike.
Po per moden qe ndjekin vajzat shqiptare?
Une mbeta e impresionuar, ne sensin pozitiv, nga bukuria dhe stili i vajzave tona.
Nder planet tuaja ekziston mundesia e hapjes se ndonje dyqani apo atelieje ne Tirane?
Ndoshta ne te ardhmen.
Marre nga : Medialb.com











