Në datën 3 tetor të vitit 1949 vdiq në New York nga një atak në zemër shërbestari i Shqipërisë Mid’hat Frashëri. Në këtë shkrim menduam t’i ofrojmë lexuesit dhe opinionit publik shqiptarë se kush ishte ky personalitet me përmasa të mëdha kombëtare, kush është aktiviteti politik, çfarë i ka ofruar ai shqiptarëve, kush ishte rruga që duhet të ndiqnin shqiptarët. Njohës i mirë i çështjes shqiptare, i traditës, i zakonit, i frymës kombëtare, atdhetar, i urtë, gojë ëmbël, publicist, shkrimtar etj.
Të gjitha punët e vogla dhe të mëdha ai ia fali çështjes së kombit të lirë sepse ishte çështja më fisnike, të cilën e kishin zgjedhur më parë Frashëllinjtë. I zbardhur mbi libra dhe nuk mërzitej, dyqani dhe shtëpia e tij ishin bërë faltore për patriotizmin shqiptarë. Libraria e tij në Tiranë ishte një shkollë shqiptare ku bisedohej për jetën kombëtare, ku nxënës, mësues, shkollar të çdo dege, njerëz të mësuar dhe të pamësuar hynin në librarin e tij si në shtëpinë e tyre. Babait të tij i caktoi historia për të përmbajtur me fuqi Shqipërinë e të katër vilajeteve. Mid’hat Frashëri i vuri detyrë vetes e shokëve të fitonin Shqipërinë e humbur, Shqipërinë Etnike.
Ishte krenari në historinë e Shqipërisë, që Frashëllinjtë të dilnin në ballin e kombit në kohët e rrezikut. Dy periudha me rëndësi në vazhdimin e historisë shqiptare patën protagonist atë e birë, Abdylin dhe Mid’hat Frashërin.
Rrallë herë paraqitet rasa të kujtojmë, përkujtojmë, nderojmë një familje si kjo e Frashëllinjve, e cila i fali pishtarin kombit shqiptar, kjo e përcaktoi djalin e Abdyl Frashërit të ecte me zotësi në rrugën e të atit, në rrugën e Frashëllinjëve. Të gjithë shqiptarët sot janë ndërgjegjësuar në rrugën e kahershme që kërkoi Mid’hat Frashëri për bashkimin e trojeve etnike të Shqipërisë. Koha vërtetoi se Mid’hat Frashëri i orientoi shqiptarët drejt atyre vendeve demokratike perëndimore që i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurse komunistët bashkëpunuan me serbët dhe rusët për të vrarë shqiptarët me njëri-tjetrin dhe duke mbajtur të pushtuara tokat shqiptare, të cilat bëhen pengesë edhe sot për pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e pavarur dhe të gjithë shqiptarët duhet të vazhdojnë rrugën e Mid’hat Frashërit të nisur 68 vjet më parë dhe për të realizuar dëshirën dhe amanetin e të gjithë dëshmorëve që u flijuan për bashkimin e trojeve etnike të Shqipërisë. Sot shqiptarët kudo që ndodhen duhet të jenë të përgatitur për procese të tjera shumë të rëndësishme dhe përfundimtare.
Prandaj, le të shërbejë ky shkrim për të gjithë nacionalistët shqiptarë, të cilët i janë përmbajtur dhe i përmbahen idesë “SHQIPËRIA e SHQIPTARËVE”!
Një goditje i jepet nacionalizmës shqiptare edhe nga disa politikanë të sotëm, ata e përdorin nacionalizmën si ekstrem. Dua t’ju them këtyre politikanëve fatkeq se nacionalizma e Mid’hat Frashërit është një patriotizëm e thjeshtë, të cilën duhet ta përfaqësoj çdo shqiptarë dhe nuk është si nacionalizmat shoviniste të fqinjëve tanë që vazhdojnë të mbajnë të pushtuara tokat shqiptare. Shteti serb nuk ka serb në Kosovë, nuk ka toka serbe në Kosovë dhe organizon, mobilizon serbët dhe shprehet se nuk e lëshon Kosovën shqiptare, kurse ne shqiptarët i kemi këta shqiptarë në Kosovë dhe nuk i kërkojmë e kemi këtë tokë shqiptare dhe nuk e kërkojmë, kjo gjuhë nuk është në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare.
Ne jemi shqiptarë dhe nuk na takon kurrë të themi se do krijojmë marrëdhënie fqinjësie midis vëllezërve të një gjaku njëlloj si me Serbinë dhe me Greqinë. Ne fqinjësi të mirë kemi kërkuar dhe kërkojmë me të huajt që i kemi në kufi kurse detyra e çdo shqiptari të ndershëm është të eci në rrugën e patriotizmës së Mid’hat Frashërit për bashkim dhe vëllazërim kombëtar. Që kur ky vend u themelua, çdo gjeneratë është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare. Të gjithë zotohen për ta zbatuar, por në praktik nuk e zbaton askush. Patriotizma është vullnet përpjekjesh dhe sakrificash të pareshtura për të siguruar qenien e Atdheut dhe mirëqenien e të gjithëve, kështu duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët patriotizmën dhe ky ishte shpirti i Mid’hat Frashërit.
Në qoftë se i vëmë re jetës sonë historike, gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur, jo nga mungesa e forcave, por nga shpërndarja e këtyre fuqive dhe nga të bërët shkatërrimtarë. Kjo partiotizëm e Mid’hat Frashërit përpiqej të mblidhte copat shqiptare në një trup të vetëm, kishte detyrë që edhe shqiptarët t’i afrojë njëri me tjetrin dhe t’i bëjë të dobishëm energjitë e secilit. Kjo patriotizëm ka mëse 70 vjet që ka marrë me vete vetëm pushkatime, ekzekutime, burgosje të qindra dhe mijëra shqiptarëve.
Diktatura kriminale komuniste bëri që Mid’hat Frashëri të mos njihej nga shoqëria shqiptare, se ishte i biri i Abdyl Frashërit, nipi i Sami dhe Naim Frashërit prandaj le t’i japim një informacion lexuesit dhe shoqërisë shqiptare se diktatura komuniste e ndau nga babai dhe xhaxhallarët e tij, e ndau familjen kombëtare njërin atdhetar dhe tjetrin tradhtar, u përballë padrejtësisht, u diskriminua padrejtësisht, padrejtësisht vazhdojnë të jenë të ndarë edhe sot atë e bir. Eshtrat e këtij atdhetari treten akoma në dhe të huaj, a është e drejtë kjo? Arsyeja është e qartë se Mid’hat Frashëri përfaqësoi Ballin Kombëtar. Me këtë frymë shqiptarët do vazhdojnë të jenë të ndarë dhe pajtim kombëtar nuk do ketë. Dëmi më i madh që komunizmi i ka prurë kombit shqiptar është rrëzimi në anën morale, prishja e karakterit, prishja e gjuhës, prishja e çdo vlefte që mund të quhej kombëtare. (Abas Ermenji. Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë).
Kjo ka sjellë një tulatje tërësore kombëtare. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë rrezikuar të gjithë bashkë për një ideal, për një qëllim final, por kjo nuk duhet të vazhdojë më gjatë, shqiptarët duhet ta kuptojnë kush janë interesat e larta kombëtare, kush duhet të jetë udhëheqësja politike e tyre.
Kemi hequr gjithçka nga vetja dhe po vazhdojmë ta mbajmë të gjallë këtë amanet të Mid’hat Frashërit, prandaj ftojmë të gjithë shqiptarët që të jenë sa më të bashkuar rreth këtij patriotizmi të thjeshtë, i cila ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e të gjithëve, ky është shërbimi më besnikë i çdo shqiptari. Mid’hat Frashëri deri në momentin e fundit të jetës së tij ka qenë dhe mbetet jo vetëm në rrugën e ndritur të Frashëllinjve, por shërbëtori më besnikë i kombit shqiptar, vetëm vdekja e shkëputi Mid’hat Frashërin nga detyrat e veta të familjes kombëtare të Frashëllinjëve, kjo shënonte një humbje për ardhmërinë e shqiptarëve.
Jeta dhe vepra e tij, tërë ajo ç’ka Mid’hat Frashëri pati bërë për Shqipërinë meriton padyshim një përcjellje tjetër të këtij burri të shquar të Frashëllinjve.
Prandaj menduam t’i ofrojmë lexuesit dhe opinionit publik shqiptar në këtë ditë përkujtimore disa shënime shumë.
Adriatik Alimadhi : Gazeta Metropol











