Nje 12-vjecar sfidon Bushin

Një 12-vjeçar sfidon Bushin

Një 12-vjeçar është kthyer në "armikun publik numër një" të Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në një mosmarrëveshje që po terrorizon Shtëpinë e Bardhë. Quhet Graeme Frost, është nga Baltimora, e nga mikrofonat e radiove dhe nga tribuna e Kongresit, po akuzon Bushin. Thotë se ai po kërkon vdekjen e tij dhe të të gjithë fëmijëve që si ai, për t‘u mbijetuar sëmundjeve apo incidenteve varen nga sektori i shëndetësisë publike që Shtëpia e Bardhë do të donte ta shikonte të tkurrur në kuadër të ideologjisë privatiste dhe interesave të bizneseve të mëdha të sigurimit.

Ky djalosh, bashkë me një prift, një infermiere dhe një pediatër, janë imazhet publike të betejës së lançuar nga demokratët kundër Presidentit republikan në një nga temat që po shndërrohet në ankth për amerikanët e çdo moshe, siguracionin shëndetësor. Graeme ishte 8 vjeç, kur bashkë me të motrën dhe të atin po udhëtonin me makinë dhe si pasojë e dëborës, automjeti doli nga rruga. Ai u plagos rëndë dhe kreu një seri ndërhyrjesh kirurgjike. Por, ngritja e tij në këmbë ishte një mrekulli që nuk do të mund të kishte ndodhur në rast se nuk do të paguhej një faturë e jashtëzakonshme financiare, për të cilën kontribuoi "Schip", që nuk është një organizatë bamirëse, por ekuivalente e programit të siguracionit publik shtetëror për minorenët nga familje me pak të ardhura që shtetet amerikane e financojnë me paratë e marra nga qeveria financiare. Tani, "Schip" ka mbaruar paratë dhe Uashingtoni duhet ta rifinancojë. Mazhoranca demokrate e madje edhe republikanët votuan në favor, por Bush ka lajmëruar veton.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama