Inva e madhe është kaq e thjeshtë. Lumturinë e gjen tek ndodhitë e vogla të zakonshme dhe suksesin më të madh konsideron të qenurit nënë. Në një intervistë dhënë drejtorit të Shekullit Adrian Thano e cila do të botohet e plotë në tetor në revistën ballkanike.
The Bridge*, Inva përshkruan udhetimin e saj ekzistencial dhe professional; flet për jetën dhe karrierën,si u rrit, si u njoh me operan, cilat ishin heronjte/heroinat e saj në vogeli,
çfare ndikoi me shume te zgjidhte ate qe zgjodhi.
Inva flet per vitet '90, për vendimin e saj për të lënë Shqiperine, me kë erdhi në kontakt jashte, si rifilloi karrieren e saj, cilat ishin stadetme te rendesishme, si e sheh tani te ardhmen e saj, çdo te thote per te qe
eshte Shqiptare, çdo te thote qe eshte Ballkanase, si e presin jashte Shqiperise, si e presin brenda Shqiperise, nëse ka akoma pasaporte Shqiptare dhe çdo të thote kjo kur kalon kontrollet e aerodromeve te huaja.. Ajo flet per skenen e operas sot, per Shqiperine, si e imagjinon ajo Shqiperine dhe Ballkanin, Europen në të ardhmen. Pjesë nga kjo intervistë
që do të botohet e plotë në tetor mund të lexoni sot ekskluzivisht në Faqet e Fundjavës.
…. A mund të flasim pak për vitet '90.. Pse një vendim për të lënë Shqipërinë?
Vitet '90 ne Shqipëri kanë qenë të vështirë për të gjithë por në të njëjtën kohë të
mbushur me plot ndryshime dhe mbi të gjitha shpresa për të ardhmen..Në psikozen per ta
lene Shqiperine dhe per te shkuar kudo qofte mjafton te ikim, rashë edhe une, por nuk gjeta kurre kurajon te largohesha dhe te ndahesha nga familja ne menyre brutale.. Nga ana tjeter ne ato vite kisha filluar punen si soliste ne Teatrin e Operes ne Tirane dhe kjo ka qene nje eksperience e shkelqyer e cila me sherbeu dhe me dha nje siguri te madhe per te ecur me hapat e mi ne skene. Ne ato momente mu akordua nje burse nga Ministria e Jashme dhe keshtu u nisa ne Paris ne qytetin e endrrave !
Me kë erdhët ne kontakt aty dhe si rifilloi karriera e Invës?
Kontaktet ne fillim ishin shume te pakta dhe ne fushen profesionale shume te veshtira. Per fat te keq pedagogia qe me ishte caktuar nuk e kuptoi kurre vendosmerine dhe seriozitetin tim per te arritur aty ku ajo vete nuk kish patur fat te kendonte..Me gjithe kembenguljet e mia nuk më krijoi asnje mundesi per te audisionuar per ndonje teater sado te vogel mjaftonte te me degjonte dikush! Prandaj nisa rrugen e mundimshme te konkurseve internacionale! Pasi fitova GRAND PRICE ne Barce-lone ne 1992 tentova ne '93 konkursin e pare me Placido Domingon. Fitova perseri çmimin e pare, por jo vetëm.. Fitova edhe bashkepunimin e jashtezakonshem me Domingon e madh që hapi dhe dyert e karrieres sime dhe u be udherrefyesi i kesaj rruge qe po ndjek deri sot!
Çfarë mendimi keni per skenen e operas sot?
Opera sot ne bote ndyshe nga ajo qe mendohet eshte ne lulezim te plote dhe fakti qe ne cdo teater qe luhet salla eshte e permbushur me spektator ;ky eshte nje tregues qe me gjithe kohet moderne qe po jetojme muzika dhe arti klasik modernizohen ne menyren e iterpretimit por mbeten te perjeteshme dhe flasin me
gjuhen e kohes;
Çdo te thote per Invën "të jesh shqiptare?"
Te jesh shqiptare… Per mua eshte veshtire ti pergjigjem kesaj pyetjeje, por pervec krenarise qe karakterizon cdo individ qe i perket nje kombi te vogel ana tjeter e medaljes eshte ajo e perpjekjeve te medha te ketij individi per te mbijetuar dhe kapercyer handikapin e komplekseve te nje vendi teper te vogel por me shume problemeAtëherë po e zgjerojmë pak…
Çdo te thote "të jesh ballkanase"?
Ballkanase… Kur bashkepunoj me kolege ballkanas duket qe na bashkojne shume aspekte dhe jo vetem ushqimi.. (qesh)
"Të kesh një pasaportë shqiptare" kur kalon kontrollet e aerodromeve te huaja… E lehtë për një si Inva?
Me gjithe se kam vite qe nuk e perdor më, ka ngelur per jete ankthi i kalimit te kufirit dhe gjithe kjo vetem nga nje document qe nuk perfaqson individin; shpresoj qe nje dite shqiptaret mos ta ndjejne me kete shenje persekutimi;
Si e imagjinon Inva Shqiperinë, Ballkanin, Europen ne te ardhmen? Shqiperinë?
E enderroj te mrekullueshme ashtu sic e meriton por nuk e imagjinoj te tille per shume shpejt fatkeqesisht! Ballkanin në paqe dhe Europen te bashkuar duke perfshire dhe Shqiperine !
"Suksesi im më i madh, të qenurit nënë..!"
Çfarë është lumturia absolute?
Nuk e di nese egziston si absolute; per mua kane rendesi lumturi te vogla dhe fare te thjesha te cilat te bejne te ndjehesh mirë
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Nuk e mbaj mend me saktesi por nuk ka shume kohe qe me ka ndodhur !
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Bujaria
Defekti juaj kryesor?
Anti-egoizmi
Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?
Ato qe behen pa dashje
Hera e fundit që u përlotët?
Perpara dy diteve
Udhëtimi juaj i preferuar?
Kthim ne shtepi
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Shpirmadhesia
Tek një grua?
Sensibiliteti
Kompozitori juaj i preferuar?
Tchaikovki
Libri që ju ka lënë mbresë të pashlysheme?
Klasikët e adoleshencës
Piktori juaj i dashur?
Salvator Dali
Filmi që ju ka lënë mbresë të thellë?
Cast a Way
Ngjyra juaj e preferuar?
Blu
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Të qenurit nënë
Pija juaj e preferuar?
Vera e kuqe
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Të kem plagosur atë që nuk e meriton
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Pabesinë
Kur nuk punoni çfarë ju pëlqen të bëni?
Meditoj
Frika juaj më e madhe?
Të humbësh njerezit e dashur
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Kur jane pa zarar
Cila është motoja juaj?
S'ka gje mire do behet; optimizmi..
Si do të dëshironit të vdisnit?
Pa vuajtje
Po të ndodhte të takonit Zotit, çfarë do ju pëlqente t'i thonit?
Faleminderit
Marre nga : Gazeta Shekulli











