Edhe pas vdekjes, Geraldine Apponyi, vazhdon të prodhoje lajme. Kësaj radhe jo për historinë frymore, por për reliket. Një byzylyk prej diamanti, të cilin mbreti Zog ia kishte dhuruar sa ishin të fejuar, është shitur në ankand për 100 mijë dollarë. Byzylyku i derdhur i tëri në diamante është shitur në vitin 2004 nga shtëpia e njohur e ankandeve “Christie”.
Shitja
Sipas të dhënave nga “Christie” së bashku me byzylykun është edhe një karficë, të cilën mbretëresha Geraldinë e ka mbajtur ditën e dasmës. Dy bizhuteritë e çmuara janë punuar nga firma vjeneze “Marianne Ostier”, argjendarët zyrtarë të Oborrit Mbretëror Shqiptar. Sipas të dhënave nga katalogu i shtëpisë së ankandeve dy bizhuteritë janë krijuar në vitin 1938 dhe në vitin 1960 “Ostier” mori autorizim nga mbreti dhe mbretëresha për t’i shitur këto yd pjesë të çmuara me bizhuteri të tjera nga koleksioni i saj, për të ndihmuar refugjatë shqiptarë që të arratiseshin nga vendi. Bizhuteritë e mbretëreshës Geraldinës kanë mbetur në një koleksion privat deri në vitin 2004 kur byzylyku që i përket periudhës “Art Deco” u shit për 100 mijë dollarë.
Mbretëresha Geraldinë
Kontesha Geraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagy-Appony lindi në Budapest më 6 gusht 1915. Ajo u prezantua me mbretin Zog në vitin 1937 dhe “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë” u martua me mbretin shqiptar më 27 prill 1938. Ajo do të kthehej në Shqipëri pasi la vendin në vitin 1939, në qershor të vitit 2002. Mbretëresha Geraldinë u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare më 22 tetor 2002.
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver











