Nëpër revista shfaqen pamje, aq sa është e lejueshme dhe e mundshme, të super-shtëpive që këta të pasur kanë zgjedhur për të kaluar pak kohë, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në punë ose duke udhëtuar. Shtëpi gjigande me më shumë se 20 dhoma gjumi, pajisur me pishina e fusha tenisi e basketbolli janë oazi i pak orëve qetësi të atyre njerëzve që revista amerikane “Forbes” i ka zgjedhur pak ditë më parë si më të pasurit e vendit. Bill Gates si më i pasuri në SHBA dhe për 13 vite rresht edhe në botë, meriton të ketë një prej shtëpive më të mëdha dhe më me vlerë në shtetin e Uashingtoni, bashkë me bashkëshorten e tij. Ferma e Steven Spielberg, e cila i shërben regjisorit hollivudian si rezidencë verore ndodhet pranë një liqenit “Georgica” në një zonë të njohur për shtëpitë e njerëzve të famshëm. Por regjisori ka dhe shtëpi të tjera në Manhatan, Nju Jork dhe në Kaliforni. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg mund të jetonte në një prej pronave më të lakmueshme të qytetit që është enkas për postin e tij, por ai preferon një bllok apartamentesh vetëm pak hapa larg “Central Park”. Një pjesë e miliarderëve i kanë bërë paratë e tyre pikërisht nëpërmjet financave dhe kjo është dhe arsyeja pse shumë prej tyre dinë të zgjedhin, kur bëhet fjalë për prona të paluajtshme. Pak a shumë, të gjitha shtëpitë e përfshira në listë nga revista “Forbes” janë blerë me një çmim shumë herë më të lirë nga ç’mund të shiten tani, nëse ata që i kanë vendosin të ndryshojnë ambient.
Bill Gates
Pasuria: 59 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Medina, Uashington, SHBA
Sipërfaqja: 20 kilometra katrorë
Përfshin: Një pishinë rreth 20 metra me sistem muzikor nënujor,
Një librari me dy dyer sekrete dhe një dhomë ngrënieje 30 metra katrorë
Warren Buffet
Pasuria: 52 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Omaha, Nebraska, SHBA
Sipërfaqja: rreth dy kilometra katrorë
Viti i blerjes: 1951
Çmimi: 31 mijë e 500 dollarë.
Ron Perelman
Pasuria: 10 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Ist Hamtpon, Nju Jork
Sipërfaqja: 19 kilometra katrorë
Viti i blerjes: Blerë në vitin 1990
Çmimi: 12.5 milionë dollarë. Nëse shitet sot, vetëm toka kushton 70 milionë dollarë
Larry Ellison
Pasuria: 26 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Malibu, Kaliforni, SHBA
Viti i blerjes: 2005
Çmimi: 20 milionë dollarë
Përmban: Fushë tenisi dhe pishinë
Oprah Winfrey
Pasuria: 2.5 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Montesito, Kaliforni, SHBA
Viti i blerjes: 2001
Çmimi: 50 milionë dollarë
Sipërfaqja: rreth 14 kilometra katrorë
Paul Allen
Pasuria: 16.8 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Merser Ajlend, Uashington
Sipërfaqja: 3 kilometra katrorë
Përmban: Një palestër me përmasat e një fushe basketbolli
Donald Trump
Pasuria: 3 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Florida, SHBA
Sipërfaqja: rreth 18 kilometra katrorë
Përmban: 58 dhoma gjumi, 33 tualete dhe 12 oxhaqe zjarri.
Craig Mccaw
Pasuria: 2.8 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Uashington
Sipërfaqja: rreth 6 kilometra
Çmimi: 20 milionë dollarë
Michael Bloomberg
Pasuria: 11.5 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Nju Jork
Përmban: Pesë kate dhe ndodhet përballë Parkut Qendror
Viti i blerjes: 1985
Çmimi: 3.5 milionë dollarë
Steven Spielberg
Pasuria: 3 miliardë dollarë
Vendndodhja e shtëpisë: Nju Jork
Fqinj: Stilisti Calvin Klein dhe financieri Ron Perelman
Blendina Cara : Gazeta Tiranaobserver











