Keni ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqët për herë të parë në ekran?
Sigurisht që kam ndryshuar. Hera e parë ka qenë para 10 vitesh, isha shumë fëminore atëherë, e trembur emocionalisht dhe e pamësuar me kamerën. Tani ndihem më e sigurt, më e pjekur si figurë dhe them se i zotëroj mirë emocionet dhe përgjegjësinë që më është ngarkuar të mbaj gjatë një edicioni informativ.
Çfarë lexoni përgjithësisht?
Letërsia botërore është ajo që zë pjesën më të madhe të biblotekës sime modeste. Më pëlqejnë autorët e njohur botërorë si Cohelio, Still, Brown, Fallaci, Pamuk, Joyce, etj. Por edhe autorët shqiptarë prej të cilëve do të veçoja Kadarenë. Raportet me librin unë i kam shumë të ngushta, përveç këtyre kohëve të fundit, ku intensiteti i punës sime është shtuar dhe më mbetet pak kohë për të pasur një libër në duar. Libri i fundit që kam lexuar ka qenë “Unë jam e Kuqja” e Orhan Pamuk. Nuk s’ka muaj që unë të mos ble të pakten një apo dy libra të rinj që dalin në treg dhe pastaj kohën për të lexuar ua kushtoj në të parin moment të lirë që kam.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bënit këtë zgjedhje?
Kurrë. A do kishte vallë në botë njeri që të bënte një shkëmbim të tillë? Them se jo. Ai person që do ta mendonte si opsion të mundshëm qofte edhe për një frakson sekonde, them se shpirti tek ai nuk do të ekzistonte.
Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruani bukurinë tuaj?
As djalli nuk besoj se do të bënte punë nëse kjo bukuri nuk është gjenetike. Por unë mendoj se kryesorja është të mos abuzosh me veten. Rini të përjetshme nuk ka, e rëndësishme është të njohësh vlerat e tua fizike dhe t’i ruash ato. Trajtimet e kujdesshme estetike kur vjen një moshë e caktuar kur nuk mund të quash më veten “ujë e sapun” janë të domosdoshme.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes suaj.
Çdo njeri e ka një pikë të dobët, por pikërisht se është e tillë nuk do të doja ta bëja publike. Sa për sekretin e pamjes sime, s’besoj se përbën ndonjë skeret. Jam e bindur se është një dhuratë e pamohueshme e prindërve dhe e dashamirësisë së Zotit.
Ç’trajtim bëni në sallonet e bukurisë apo tek parukieri.
Bëj pak a shumë atë që bëjnë të gjitha femrat që i janë përkushtuar televizionit dhe aq më tepër të qenit prezente përditë në ekran. I frekuentoj më rrallë sallonet e bukurisë, pasi të punosh në TV të jepet shansi dhe komoditeti që imazhin tënd të kurohet përdite nga grimierët dhe parukierët. Gjej rastin të falënderoj me shpirt për përkujdesjen e tyre Dashamir Turkun dhe Ana Dervishin.
Ka një moshë për gjithçka. Për ju ka mbaruar periudha e....
...të luajturit me peta. E kujtoj me mall atë periudhë dhe madje akoma nuk i kam harruar rregullat e lojës.
Cila do të ishte veshja juaj e preferuar për mbrëmje?
Moderne dhe klasike të ndërthurura me njëra-tjetrën.
“Uniforma” juaj e përditshme për në punë.
Jam serioze, asnjëherë nuk e ekzagjeroj dhe tejkaloj sensin e masës. Them se di mire t’i ndaj veshjet e përditshme nga ato të rasteve të veçanta.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Absolutisht po. Mezi e pres çastin për të vrapuar drejt xhinseve dhe atleteve. Kjo gjë më ndodh fundjavave apo kur udhëtoj dhe përveç takave dhe veshjeve formale të javës kur vesh xhinse dhe atlete largoj të paktën edhe 5 vjet nga kurrizi.
Të brendshmet e preferuara?
Victoria’s Secrets. Jam klientja më besnike online.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Jo… s’e besoj seksi. Mundohem të kujdesem për veten si në look ashtu dhe në ato që zgjedh për të veshur. Por nuk e di nëse pamja ime e jashtme lë shijen e një femre seksi apo... Le ta thonë të tjerët më mirë.
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Mbaj shumë gjëra dhe çantat i preferoj gjithmonë shumë të mëdha. Ato që nuk mungojnë kurrë janë: çanta me veglat e make up-it, parfumi, portofoli, kutia e syzeve dhe çelësat e makinës.
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tuaj?
Ray Charles, Eric Clapton, Bluze Soul.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Në Paris. E kam vizituar njëherë dhe më ka lënë pa frymë. U dashurova menjëherë me atë qytet dhe nëse do të më jepej shansi për të bërë një zgjehdje absolutisht nuk do ta mendoja dy herë për Parisin. Ashtu sikundër e di që do të jetoj gjithmonë në Tiranë.
Zgjedhjet për stinën e verës.
Më pëlqen që gardëroba ime të rinovohet në çdo sezon duke iu përshtatur ngjyrave dhe modeleve të kohës. Veshjet verore i pëlqej të jenë të larmishme, shumëngjyrëshe. Ngjyrat që preferoj më tepër janë roza, e kaltra dhe e bardha. Mundohem që në aksesorë të mos ngarkohem shumë, për të përshtas ato pak gjëra fine dhe të kushtueshme që kam. Ndërsa përsa i përket veshjes së mbrëmjes, në një sezon vere siç jemi tani kam dëshirë të luaj me kontrastet dyngjyrëshe të tipit bardh e zi, ose edhe të tjera kombinime të forta po dyngjyrëshe.
Parfumi i preferuar: BURBBERRY ( Delicately Floral)
Modeli i celularit që mban: Motorrola Reizar Pink
Modeli i çantës kult: Louis Vouitton
Linja e produkteve të flokëve: Vichy
Disku i preferuar: Eric Clapton
Marre nga : Revisa Jeta











