Fituesi i cmimit Nobel Imre Kertesz vdes ne moshen 86-vjeCare

Fituesi i cmimit 'Nobel' Imre Kertesz vdes ne moshen 86-vjeCare

Imre Kertesz, shkrimtari hungarez, i cili në vitin 2002 fitoi Çmimin “Nobel për Letërsi” ka vdekur në moshën 86-vjecare.

Shtëpia botuese “Magveto Kiado”, ka thënë se Kertesz ka vdekur në shtëpinë e tij në Budapest, në orët e hershme të së enjtes pas një sëmundjeje të gjatë.

Shkrimtari ka shkruar kryesisht përvojën e tij si një i burgosur adoleshent në kampet naziste të përqendrimit. Juria e “Nobel”-it tha në vitin 2002 se veprat e tij portretizojnë “të vërtetën përfundimtare” për atë se sa mizore mund të jetë një qenie njerëzore.

Kertesz është shkrimtari i parë hungarez që ka fituar Çmimin “Nobel për Letërsi”, derisa hungarezët kishin fituar “Nobel në shkencë”.

Pasi ka fituar çmimin “Nobel” ai ka qëndruar në Berlin, ku ka përfunduar veprën e tij të fundit para se të kthehej në Budapest, më vonë pasi është sëmurë rrallë ka dalë nga shtëpia.

I lindur në Budapest në vitin 1929, Imre Kertesz u dërgua në Auschwitz në vitin 1944 dhe më vonë në kampin e përqendrimit në “Buchenwald” në Gjermaninë Lindore, e cila u çlirua në vitin 1945 nga ushtria amerikane.

Me t’u kthyer në Hungari ai luftoi për krijimin e një karriere si gazetar në një regjim komunist dhe humbi punën e tij në 1951, kur gazeta u kthye në vijën kufizuese të Partisë Komuniste në atë që mund dhe nuk mund të thuhet.

Veprat e tij, duke përfshirë edhe romanin e tij të parë “Fateless”, shkruar mbi përvojën e tij në “Auschwitz”, kamp ku vdiqën më shumë se një milion hebrenj në regjimin e Hitlerit.

Ai fitoi çmimin më prestigjioz të letërsisë për “shkrimin e mbështetur në përvojën e individit përballë një historie barbare dhe arbitrare”, ka thënë Swedish Nobel Academy, duke shtuar se në përshkrimin e vuajtjeve të të burgosurve në “Auschwitz”, Kertesz tregoi se ai ishte “një nga pak njerëzit që mund të përshkruante në një mënyrë që është e arritshme për ne, [ata]  që nuk e kanë kaluar këtë përvojë”, shkruan “BBC”-ja.

I shkruar mes 1960 dhe 1973, “Fateless” tregon një histori për një djalë që mbijeton në një kamp përqendrimi. Libri ishte refuzuar të botohej nga censura komuniste dhe përfundimisht u lejua të botohej në vitin 1975, por u injoruar në masë të madhe në Hungari pavarësisht nga fakti se rreth 500,000 hebrenjtë hungarezë u vranë nga nazistët.

Në një intervistë Imre Kertesz ka thënë: “Si fëmijë keni një besim të caktuar në jetë. Por, kur ndodh diçka si ‘Auschwitz’, çdo gjë rrënohet”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama