Znj.Ministre Kumbaro perktheje urgjent vepren e Kristro Frasherit

Znj.Ministre Kumbaro, perktheje urgjent vepren e Kristro Frasherit

Vdekja e historianit të madh Kristo Frashëri padyshim përbën një moment reflektimi për shkencën e historisë shqiptare dhe kontributin e akademikut të padiskutueshëm në këtë fushë. Në një intervistë dhënë për gazetën Shqiptarja.com djali i tij ka rrëfyer dhe amanetin e fundit të Kristo Frashërit që lidhet me veprën e tij për historinë e Skënderbeut. Akademiku i madh donte që kjo vepër të Vdekja e historianit të madh Kristo Frashëri padyshim përbën një moment reflektimi për shkencën e historisë shqiptare dhe kontributin e akademikut të padiskutueshëm në këtë fushë. Në një intervistë dhënë për gazetën Shqiptarja.com djali i tij ka rrëfyer dhe amanetin e fundit të Kristo Frashërit që lidhet me veprën e tij për historinë e Skënderbeut. Akademiku i madh donte që kjo vepër të përkthehej në anglisht dhe në gjuhë të tjera.

Nëse do të ishim në një vend normal kjo çështje nuk do të ngrihej fare sepse nuk mund të mendohet që vepra e historianit më të rëndësishëm për heroin më të madh të historisë sonë të mos ishte përkthyer në gjuhë të tjera. Padyshim që amaneti dhe meraku i profesor Kristo Frashërit nuk lidhet me zgjerimin e famës së tij në arenën ndërkombëtare por me këtë vepër ai kërkon që bota të njihet më shumë dhe siç duhet me heroin tonë kombëtar Skendërbeun. Vetëm pak vite më parë ne ishim dëshmitarë sesi një autor gjerman Oliver Schmitt na solli Skënderbeun e tij të deformuar dhe të cënuar që na la shumë të pakënaqur. Sigurisht që ai është i lirë të shkruajë si të dojë por ajo që mua më shqetësoi në atë kohë ishte zelli dhe shpejtësia më të cilën ky libër u fut treg i përkthyer në gjuhën shqipe.

Një komb ka heronjtë e vet të pacënueshëm , ata janë më gishtat e dorës por ekzistojnë dhe vlera e çdo autoriteti shtetëror është jo vetëm ti mbrojë por madje famën e tyre ta përhapë mesa të mundet edhe në arenën ndërkombëtare. Profesor Kristo Frashëri ka arritur të na sjellë një vepër të arrirë për heroin tonë kombëtar , një vepër të pacënueshme , një vepër që bota duhet ta njohë patjetër. Por cfarë bëjmë ne, e lëmë në një qoshe veprën e tij dhe kujtohemi vetëm kur ndahet nga jeta historiani i madh.
 
Sigurisht që mungesa e përkthimit të veprës së tij prej disa vitesh është papërgjegjshmëri kolektive e të gjitha qeverive por unë dua ti drejtohem sot ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Me profesion përkthyese e gjuhës frënge Ministrja Kumbaro e di shumë mirë vlerën e përkthimit në botë dhe ndaj i kërkoj sot që menjëherë të aktivizojë një grup pune me përkthyesit më të mirë të vendit si dhe një fond të posaçëm për përkthimin jo vetëm të veprës së Skënderbeut por të të gjithë krijimtarisë së tij . Madje vepra e tij duhet përkthyer jo vetëm në anglisht dhe frëngjisht por në të gjitha gjuhët me peshë të globit.
 
Eshtë shumë e rëndësishme për ne dhe besoj edhe për ministren që bota të mos njihet me Skënderbeun e deformuar të Schmitt por me Skënderbeun e vërtetë të Kristo Frashërit. Akademiku i padiskutueshëm nuk ka studiuar vetëm Skënderbeun por ai ka shkruar edhe për etnogjenezën e shqiptarëve, për Kosovën, për Himarën, për Rilindjen dhe qytetërimin shqiptar dhe së fundmi edhe për Camërinë. Bota duhet të njihet me veprën e këtij kolosi sepse në këtë mënyrë njihet me kombin shqiptar në periudha të caktuara të historisë.
 
Duke u ndalur dhe pak tek vepra e fundit bota duhet të njihet më Historinë e Çamërisë së Kristo Frashërit sepse e ka ende të paqartë si qëndron e vërteta . Në këtë kontekst merr vlerë përkthimi i veprës së tij jo vetëm në anglisht dhe frëngjisht por madje dhe në gjuhën greke.

Ndaj e nderuara znj. Kumbaro nëse dëshiron të lësh një gjurmë sado të vogël në karrierën tënde si ministre ngrije këtë ekip dhe përktheje urgjent veprën e Kristo Frashërit. Do të ishte shërbimi më i vyer që do ti bënit vendit…


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama