Ministria e Diaspores organizon Ditet e kultures shqiptare ne bote

Ministria e Diaspores organizon Ditet e kultures shqiptare ne bote

Organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me ambasadat e Kosovës në Berlin, Bernë dhe Londër, nga java e kaluar filluan aktivitetet “Ditët e kulturës shqiptare”, të cilat do të mbahen deri më 5 dhjetor 2016.

Ditët e Kulturës Shqiptare këtë vit organizohen në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe në Britani të Madhe.

Ndër të tjera, pjesë e këtij aktiviteti janë edhe ekspozita e fotografive të fotografit të mirënjohur shqiptar Fadil Berisha, me titull “Albanian Beauty”, shfaqja e aktorëve shqiptarë nga Kosova “Sikur kjo të ishte shfaqje”, filma të metrazhit të shkurtër, duke përfshirë edhe filmin e nominuar për OSCAR “SHOK”, si dhe një koncert i xhazkëngëtares Elina Duni.

Këto aktivitete u mbajtën me sukses deri sot në Berlin të Gjermanisë dhe Lanskrona të Suedisë, me një interesim të madh të diasporës sonë që jeton në këto dy vende, por edhe të banorëve lokalë.

Ditët e kulturës shqiptare funksionon si një mekanizëm i ruajtjes së lidhjeve të diasporës sonë me atdheun, por edhe si një mekanizëm i diplomacisë publike përmes veprave të artit shqiptar të prezantuara në botë.

Nga sot, Ditët e kulturës shqiptare vazhdojnë në Cyrih e Bernë të Zvicrës dhe në Londër të Britanisë së Madhe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama