Kryeqytetet me popullsine me te madhe ne bote

Kryeqytetet me popullsinë më të madhe në botë

Historikisht, kryeqytetet kanë tërhequr në mënyrë të natyrshme njerëzit e motivuar politikisht dhe ata, aftësitë e të cilëve janë të nevojshme për një administratë qeveritare funksionale, siç janë avokatët, gazetarët etj.
Kryeqyteti më i populluar aktualisht në botë është Tokio me 35,197,000 banorë, i pasuar nga Seuli, Pekini, Meksiko Siti etj. Numri i banorëve në këto kryeqytete është llogaritur duke përfshirë gjithë zonat urbane që janë pjesë e çdo kryeqyteti dhe jo vetëm banorët që jetojnë në qytet.
Tokio
Tokio konsiderohet si një prej qyteteve më globalë në botë dhe një mega-qytet. Së bashku me rrethinat e saj është metropoli më i populluar në botë me më shumë se 35 milionë banorë. Kryeqyteti japonez ka qenë zona urbane më e populluar në botë që prej 1965-70 dhe vazhdon të pësojë rritje. Deri tani ka janë parashtruar plane të ndryshme për transferimin e funksioneve qeveritare të vendit nga Tokio në qytete dytësore në rajone të tjera të Japonisë për të ngadalësuar zhvillimin e rrufeshëm në kryeqytet dhe për të zhvilluar ekonomikisht dhe zona të tjera të vendit.
Raste të tjera
Përveç kryeqyteteve tradicionale, ekzistojnë shumë raste të tjera kur shtetet kanë më shumë se një kryeqytet, ashtu siç ka dhe raste kur shtetet nuk kanë fare një të tillë. Në vende të tjera ka raste kur qyteti i njohur si “kryeqyteti” nuk është banesë e qeverisë. Në Kili, Santiago njihet si kryeqyteti i vendit, por Kongresi Kombëtar është në Valparaiso. Në Gjermani, kryeqytet ekzekutiv dhe legjislativ është Berlini, pavarësisht faktit se një pjesë e zyrave ministrore janë të vendosur në Bon. Edhe në rastin e Holandës, edhe pse Amsterdami është kryeqyteti kushtetues i vendit, qeveria, parlamenti dhe gjykata e lartë janë të vendosura në Hagë.

 

Kryeqyteti: Tokio

Shteti: Japoni

Popullsia: 35,197,000 banorë

 

Kryeqyteti: Seul

Shteti: Kore e Jugut

Popullsia: 23,000,000 banorë

 

Kryeqyteti: Pekin

Shteti: Kinë

Popullsia: 22, 430,000 banorë

 

Kryeqyteti: Meksiko Siti

Shteti: Meksikë

Popullsia: 19,231,829 banorë

 

Kryeqyteti: Kajro

Shteti: Egjipt

Popullsia: 15,750,000 banorë

 

Kryeqyteti: Buenos Aires

Shteti: Argjentinë

Popullsia: 13,349,000 banorë

 

Kryeqyteti: Rio de Zhaneiro

Shteti: Brazil

Popullsia: 12,620,000 banorë

 

Kryeqyteti: Paris

Shteti: Francë

Popullsia: 12,067,000 banorë

 

Kryeqyteti: Moskë

Shteti: Rusi

Popullsia: 10,443,424 banorë

 

Kryeqyteti: Lima

Shteti: Peru

Popullsia: 9,241,961

 
Blerina Cara : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama