Shkencetaret Mund te ndodhe nje cunami qe do ta zhdukte njerezimin

Shkencetaret: Mund te ndodhe nje cunami qe do ta zhdukte njerezimin

Shkencëtarët kanë gjetur prova se ekzistojnë valë të cilat janë shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani që kishte ndodhur më parë, e që tani do të mund të shkaktonte një cunami shumë të madh, i cili do mund të zhdukte njerëzimin

Sipas tyre, shpërthimi i vullkanit Fogo, që kishte ndodhur 73 mijë vjet më parë në Ishujt Cape Verde të Afrikës, ka krijuar një valë rreth 243 metra, kurse kanë paralajmëruar se ringjallja e tij do të krijonte një cunami me fatalitet për njerëzimin, citon në një shkrim Daily Mail.

Studimi është publikuar sot në revistën shkencore “Science Advances”, në të cilën ka ngjallur debatin nëse një aktivizim i tij do të paraqiste një rrezik real për njerëzimin.

“Argumenti jonë është se kolapsi mund të ndodhë jashtëzakonisht shpejt dhe me pasoja katastrofike, dhe për këtë është e mundur që të shkaktojë cuname gjigante”, është shprehur Ricardo Ramalho, udhëheqës i këtyre hulumtimeve.

“Këto shpërthime nuk ndodhin aq shpesh. Por, duhet të kemi parasysh rrezikun potencial nga këto lloj karakteristika të vullkaneve”, ka shtuar më tutje Ramalho.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama