Te ndihemi blu midis Barit dhe Sarandes

Të ndihemi blu , midis Barit dhe Sarandës

Kjo u konfirmua edhe përmes të përbashkëtave mes dy brigjeve, të zbuluara me pamje kompjuterike të nëndetit. "Të ndihemi blu" ka qenë projekti i financuar nga INTEREG 3, i shfaqur për publikun dhe për operatorët turistikë të dy qyteteve të binjakëzuar në një nga sallat e Bashkisë së qytetit të Sarandës. Nëpërmjet monitorit u prezantuan 70 imazhe kompjuterike nënujore, të cilat u komentuan nga bashkëbiseduesit si asete të gatshme për zhvillimin e turizmit nënujor.

Stefano Gautino, përfaqësues i Bashkisë së Barit, duke përshëndetur të pranishmit, e vlerësoi këtë ekspozitë si një pasuri të panjohur për turizmin nënujor, të veçantë për të gjithë Mesdheun. Përveç vlerësimeve për nënujin e Sarandës, ai nuk ka ngurruar të shprehet edhe për një pjesë të mirë të fund detit të Sarandës, ku ka gjetur shumë mbetje të ngurta, hedhurina, të cilat tregojnë se deti i Gjirit të Sarandës është kthyer në një kosh të madh plehrash, që nuk e pastron njeri, ashtu siç ndodh në tokë. Edhe përmes pamjeve filmike u tregua se si këto mbetje të hedhura kanë shkatërruar një pjesë të mirë të florës dhe faunës nënujore, duke sjellë njëkohësisht edhe zhdukjen e disa gjallesave në sipërfaqen e eksploruar nga ekspertët italianë të turizmit nënujor. Prezantimi i pamjeve të marra nga nënuji i Sarandës dhe i Barit u prit nga të pranishmit në këtë aktivitet si zbulim i mundësive të panjohura për zhvillimin e turizmit nënujor dhe si një apel qytetar për ta mbajtur blunë e detit të papërzier me ndotje të ndryshme, të cilat nuk e kanë vendin në det. Projekti "Të ndihemi blu" është një studim i vlerësuar për të kthyer sytë edhe nga fund deti, si mundësi për t‘i dhënë zhvillim turizmit nënujor.

Per tu informuar rreth qytetit te Sarandes klikoni ketu

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama