Seedorf zyrtarisht trajner i Milanit Nuk mund ti thosha Jo Berluskonit

Seedorf zyrtarisht trajner i Milanit: Nuk mund ti thosha 'Jo' Berluskonit

Clarence Seedorf do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit të Milanit, pas shkarkimit të Alegrit dy ditë më parë. Lajmin e ka konfirmuar futbollisti në një konferencë shtypi ku ka deklaruar edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur për t’iu përkushtuar karrierës si trajner.

“Pas 22 vitesh deklaroj tërheqjen nga futbolli i luajtur, dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, sidomos presidentin e ekipit të Botafogo. Nëse do të kisha luajtur edhe për 5 vite do të kisha qëndruar te Botafogo, pasi është një ekip i madh. Por nuk mund t’i thosha jo propozimit të presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni” deklaron ish-futbollisti kuqezi. Prezantimi i trajnerit të ri të Milanit pritet që të realizohet të mërkurën në mbrëmje ose të enjten në mëngjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama