Shqiperia Kosova Maqedonia dhe Mali i Zi bashke ne Hasi Jehon

Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi bashke ne 'Hasi Jehon'

Në Gjonaj të Hasit të Prizrenit ka nisur edicioni i 28 i festivalit burimor “Hasi Jehon”. Në këtë edicion marrin pjesë 18 Shoqëri Kulturore Artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Për tre ditë me radhë në këtë eveniment kulturor do të shpalosen edhe traditat e dasmës shqiptare.

Vjollca Hajrullahu është anëtarja më e vjetër e shoqërisë kulturore artistike  “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit të Shqipërisë.

Me këtë veshje karakteristike të trevës ajo do të performojë për të disatën herë në festivalin tradicional të këngës dhe valles burimore “Hasi Jehon”.

Prej mbrëmjes së të enjtes e deri në mesnatën e të shtunës në “Kodrën e Pajtimit” në Gjonaj të Hasit do të shpalosin këngët e trevave mbarëshqiptare dhe traditat e dasmave  18-të shoqëri kulturore.

Ky eveniment kulturor është ruajtur me fanatizëm për dekada me radhë.

Pas programit tre ditor, juria profesionale do të vlerësojë më të mirët e edicionit të 28-të të këtij festivali me çmimet “Malsori”, “Malsorja”, “Lahuta e Malsisë”dhe shumë çmime të tjera individuale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama