Mediat greke Rama i kerkoi llogari me te bertitura ne telefon Cipras-it

Mediat greke: Rama i kerkoi llogari me te bertitura ne telefon Cipras-it

Mediat greke e kanë cilësuar bisedën telefonike mes kryeministrit të Shqipërisë, Rama dhe homologut grek Cipras, me tone të acaruara, e agresivitet. Ky ka qënë impakti i dhënë nga telefonata e gati dy javëve më parë mes dy kryeministrave, pas ndalimit të dy shoferëve të ministrisë sonë të Jashtme, me tekstet shqip, akuzuar për përmbajtje të hartave me Shqipërinë e Madhe.

Në një raportim të sajin, "Kathimerini" zbardh detaje nga telefonata mes dy kryeministrave, duke e përshkruar bisedën me një klimë të tensionuar mes tyre.

Gjithçka ndodhi mesditën e 22 Nëntorit, e cila sipas gazetës greke “ka qenë jo pak nervoze për kryeministrit Cipras pas telefonatës me homologun shqiptar”.

Duke iu referuar burimeve të veta, “Edi Rama i është drejtuar me tone të larta dhe agresive kryeministrit grek, Aleksis Tsipras duke i kërkuar sqarime për ndalin e dy punonjësve të Ministrisë së Jashtme shqiptare”.

Ndërkohë, sipas gazetës greke, reagimi i Cipras ishte i menjëhershëm. Ai nuk u befasua nga tonet e larta të Rames dhe reagoi ashpër.

Cipras reaportohet t’i ketë thënë Ramës se “është e paimagjinueshme që diplomatët, që kishin mandatin politik për të minuar marrëdhëniet mes dy vendeve të transportojnë libra për nxënësit, me synim konvertimin e pikëpamjeve drejt mendësive irredentiste”. Më tej gazeta shkruan se telefonata ka patur prapavijë të fortë diplomatike në Bruksel, para shpalljes së raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, që ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kjo, sepse Italia dhe Austria u bënë “mur” duke penguar përfshirjen në raport­ progresin e Shqipërisë për çështje që lidhen me minoritetin grek.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama