Klodi Lesi kerkon falje publike ne Greqi Keqardhje per ate qe bera as vet nuk e di si arrita deri ketu

Klodi Lesi kerkon falje publike ne Greqi: Keqardhje per ate qe bera, as vet nuk e di si arrita deri ketu

Klodi Lesi është penduar për krimin që ka kryer në Selanik të Greqisë dhe ka dërguar një mesazh publik, përmes të cilit kërkon falje për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Përmes avokatit të tij, shqiptari i ka dërguar një mesazh gazetës greke ‘Protothema’, ku shkruan: “Keqardhje për aktin që kam bërë, i kërkoj falje familjes së gruas time dhe shoqërisë. Nuk e di se si erdha deri në këtë situatë. As unë nuk mund ta kuptoj, e gjithë rrjedha e jetës sime në Greqi ishte shembullore në çdo aspekt”. Ky ka qenë mesazhi që 34-vjeçari Klodi Lesi ka dashur të ndajë me opinionin publik përmes njërës prej gazetave më të mëdha në Greqi. Ai akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij greke më 6 Janar 2016.

Mbi shqiptarin rëndon edhe akuza e ekspozimit të të miturve në kushte rreziku, për faktin se ai mori me vete edhe djalin e tij 4 vjeç gjatë arratisjes 2 javore. Në fakt, mediat greke e cilësuan rrëmbim të djalit, dhe kjo çështje ngjalli më së shumti reagimin e gjithë popullit grekn dhe një sensibilizim pas angazhimit të sindikatave.

Këto të fundit bënë thirrje që qytetarët të njoftonin policinë për çdo të dhënë që mund të kishin nëse shikonin në rrugë fëmijën 4-vjeçar. Nisur dhe nga ky sensibilizim, policia helene dhe mediat greke nxituan të shpërndanin në publik fotot fëmijës dhe bashkë me të edhe të Klodi Lesit. Ekspozimi i 4-vjeçarit në kushte rreziku, ngjalli ndjeshmërinë të të gjithë në Greqi, aq sa është krijuar një perceptim se Klodi Lesi po gjykohet më shumë për “rrëmbimin” e djalit të tij, se sa për vrasje.

Kurse avokati mbrojtës i tij, që është i caktuar nga shteti, ka treguar se Klodi vijon të jetë në një gjendje të rënduar psikologjike. Ka disa media që flasin edhe për një dhunim të shqiptarit nga ana e policisë greke.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama