Çmimi jepet nga kritika për albumin më të mirë britanik të 12 muajve të fundit. Këtë vit kandidatët për këtë çmim ishin shumë të fortë.
Në mesin e konkurentëve për këtë çmim ishin edhe fituesit e viteve të kaluar Dizzee Rascal dhe Arctic Monkeys.
Albumi Myths of the Near Future, vlerësohet nga kritikët si një album me mjaft influencë në zhanrin "new rave" që është një përzierje e muzikës dans pank, indi dhe elektronike.
Juria tha se ky album e kishte çuar grupin drejt një aventure të lumtur muzikore, e cila karakterizohej më së miri në këngën, It's Not Over Yet.
Një prej pretendenteve kryesore për të fituar çmimin e madh ishte këngëtarja e muzikës Jazz, Amy Winehouse.
Ajo kohët e fundit ka qënë shumë shpesh në faqet e shtypit dhe në media për njoftime që kanë të bëjnë me përdorimin e drogës.
Kishte mjaft pasiguri nëse këngëtarja do të merrte pjesë në ceremoni, por ajo ishte atje dhe këndoi këngën "Love is a Losing Game" nga albumi i pritur mjaft mirë "Back to Black".
Marre nga : Bbc.co.uk











