Kur Roboti i anijes Herkules u zhyt në ujrat e thella të Jonit, në pjesën shqiptare të Kanalit të Korfuzit, për here të parë arkeologet dhe specialiste që ishin në bordin e anijes amerikane Herkules kishin mundesi të shikonin se cfare pasurish arkeologjike fshehin brigjet shqiptare. Imazhet e sjella nga kamerat e Robotit të ndërtuar enkas për kërkimet e thellesive të medha sollen në monitorin e salles se drejtimit pamjet e anijes se parë të zbuluar nga ekspedita e perbashket shqiptaro-amerikane e kërkimeve shkencore të ketij lloji.
"Spearfish", roboti i anijes, pasi hapi dritat dhe sinjalet drejtuese të lazerit, solli në monitor nga thellesite pamjet e rralla të një anijeje ushtarake të huaj, e cila dikur kishte lundruar në Kanalin e Korfuzit, pa ditur se një ditë do të kthehej në një simbol të vecante. Anija ushtarake e mbytur diku në harkun e luftrave boterore tashme ishte anija e parë e regjistruar në historine e kërkimeve arkeologjike në ujrat shqiptare që zbulohet nga një ekspedite perbashket shqiptaro amerikane.
Gati 7 vite të shkuara në aeroportin e Bodrumit në Turqi, doli të me priste një prej njerëzve me të njohur të arkeologjisë boterore Prof. George Bass, themeluesi i kërkimeve shkencore nënujore. Nuk e prisja aspak që në aeroport të dilte një personazh i tillë. Prof. Bass tashme është një figure shkencore që i perket librave dhe dokumentareve të shumtë të National Geographic për zbulimet e rendesihsme që ka bërë në fushen e kërkimeve nënujore. Dalja e tij në aeroport me habiti jo pak. Gjithsesi isha thjesht një admirues i puneve të tija dhe aspak një profesionist i ketyre kërkimeve. Por qëndrimi në Institutin e Arkeologjisë Nënujore (INA) dhe bisedat e gjata me Prof. Bass për me shumë se dy javë më krijoi bindjen se kërkimet nënujore arkeologjike në brigjet tona mund të sillnin një dimension të ri në kuptimin e marrëdhenieve të qyteteve antike të bregdetit shqiptar me kulturat e Mesdheut.
Mund të bëhet histori në Shqipëri?
Prof. Bass dhe INA për gati 30 vjet me zbulimet e tyre ndryshuan me themel mendimin e marrëdhënieve ndërkulturore mesdhetare, duke i dhënë arkeologjisë një vizion të ri në këto marrëdhënie. Krijimi i një Instituti me qendër në Universitetin e Texas A&M për këto kërkime, sot i konsideruar si një prej institucionve me të rendesishme boterore dhe hapja e Muzeumit të kërkimeve nënujore në Keshtjellen e Kryqetareve në Bodrum, shumë shpejt i ktheu brigjet e Turqise Jugore në një zone shumë të rendesishme studimore. Por si padashur Prof. Bass dhe ekipi i tij u bene një promotor shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këto brigje. Sot Muzeu i Arkeologjisë nënujore të Bodrumi pret gati 1 milion vizitore në vit, duke u bërë një prej pikave të referimit të turizmit turk.
Mund të bëhet kjo në Shqipëri?
Ne vitin 2000 si rezultat i një marrëveshjeje të perbashket, Prof.Bass dergoi në Shqiperi një ekip të vogel arkeologesh të INA-s për të bërë një vrojtim në brigjet e Butrintit antik. Ishte një hap i parë për të bërë të mundur krijimin e një programi të kërkimeve nënujore në Butrint, për të kuptuar me mire marrëdheniet e ketij Qyteti me hapësiren detare të tij. Megjithese një ekip i vogel dhe modest, ekspedita pati rezultate shumë interesante, duke krijuar edhe të paren ure bashkepunimi midis Butrintit dhe ekipit të INA-s. Gjithsesi ky bashkepunim ngeli në hapat e para modeste për një sere faktoresh si shqiptare ashtu edhe nderkombetare duke mos bërë të mundur vazhdimin e ketyre kërkimeve.
Fatkeqësisht arkeologjia shqiptare nuk kishte asnjë ekip të specializuar për kërkimet nënujore dhe premisat për të krijuar një ekip të tillë ishin shumë të pakta. Për vite me rradhe askush nuk i kishte kushtuar një vemendje serioze kërkimeve nënujore, kjo sepse institucionet e arkeologjisë shqiptare nuk i kishin pasur mundësitë për kërkime të tilla.
Asnje arkeolog i ri nuk kishte pasur mundesi studimi për kërkime të tilla të cilat mund të sillnin një risi në arkeologjine shqiptare.
Gjithsesi ekipi i INA-s mundi të lokalizoje kembet e Ujësjellsit romak të Butrintit të ndërtuar në shek i I pas Krishtit mbi Kanalin e Vivarit, një seri ndërtimesh romake në Diapor dhe një perqendrim të madhe amforash në Gjirin e Ksamilit, duke hedhur edhe idene e ekzistences se një Tempulli Antik në këto brigje.
* * *
RPM Nautical Foundation është një ekip specialistesh amerikane të kërkimeve nënujore i krijuar nga një tjeter figure e njohur në fushen e arkeologjisë navale por në një kah tjeter. George Robb një investitor shumë i rëndësishëm në Ëall Street, njihet prej kohesh si një prej mbeshtetesve me të rëndësishëm financiar të INA-s. I apasionuar me zhytjet e thellesive të medha dhe anetar i rendesihem i Bordit Drejtues të INA, në vitin 2000 vendosi të ndertonte dy anije kerkimore shkencore të dedikuara për kërkime arkeologjike nënujore Juno dhe Hercules.
Herkules, një anije ushtarake israelite, u rimodelua nga fillimi dhe u pajis me teknologjine me të perparuar të kërkimeve me sonar dhe robot. Baza e operacioneve të perhershme të saj është Malta. Teknologjia e perdorur dhe programet kompjuterike të ideuara vetem për kërkime nënujore i bejne këto anije nga me unikalet që lundrojne në Mesdhe duke qene një pararoje e ekipit arkeologjik të INA-s.
Në vjeshtën e 2006, George Robb ishte në selinë e RPM Nautical Foundation në Key West të Florides, kur një telefonate nga larg i dha lajmin se ekipi i tij ishte i ftuar për të filluar një bashkepunim për kërkime nënujore në brigjet shqiptare. Robb, një shpirt eksploruesi i lindur, nuk e mendoi dyhere propozimin e bere. Fakti se ekipi i tij do të ishte nga të paret që do të kishin mundesi të eksloporin brigjet shqiptare në menyre metodike, e bente këtë ftese akoma edhe me tunduese. Megjithese nuk e njihte aspak Shqipërinë, vendosi menjehere që Herkules të lundronte drejt brigjeve të cilat për 50 vjet ishin të mbyllura për anijet amerikane.
* * *
Banoret e paket të Butrintit në vitin 1083 ishin dëshmitarë të një brej betejave detare nga me të famshmet në historine e brigjeve të Mesdheut. Jo me parë se dy vite të shkuara ushtria normane e udhehequr nga prijesi i famshem Guiskardi pushtoi pa me të voglen rezistence Keshtjellen Bizantine të Korfuzit sebashku me territoret e Butrintit. Pyjet e pasura të maleve mbi Butrint ishin një nga arsyet se perse Normanet vendosen të ndertonin Flotën e tyre në këtë vend. Dhe jo me pak se në dy vite në Gjirin e Butrintit lekundej mbi ujrat e qeta të Gjirit, Flota Normane. Një flote e cila sipas Anna Komnenes, bijes se Perandorit Bizantin Aleks Komneni " për nga madhesia e saj ishte një prej kercenimeve me serioze të Konstandinopojes ".
Gjithsesi Flota Normane nuk pati fatin të dale nga Gjiri i Butrintit. Fuqite e përbashketa të Venecias dhe Bizantit të drejtuara personalisht nga Perandori Komneni, e shkatërruan plotësisht Flotën Normane në ujrat e Butrintit megjithese Perandori humbi flamurmbajtesen e tij personale.
Flota e lavdishme Normane humbi të gjitha anijet e saj, sebashku me disa mijëra ushtare të pastervitur për t'u rezistuar betejave detare. Një varrezë njerëzish, armësh dhe skeletesh anijesh, e cila mbeti e mbuluar nga llumi dhe harresa.
Me hartat e hapura mbi tavoline, se bashku me Dr.Adrian Anastasin, i vetmi arkeolog shqiptar i specializuar për kërkime arkeologjike nënujore i sapokthyer nga Italia pas 15 vitesh, Prof Neritan Ceka, i cili për disa dite kishte lene sallen e tensionuar të Parlamentit si dhe kolegu i tyre Dr. Jefrey Royal që kishte fluturuar nga Florida e largët, po bisedonim mbi të gjitha mundësite e zonave ku Roboti i lëshuar nga Hercules mund të fillonte kërkimet e tij.
Nje kerkim për Flotën Normane të mbytur në brigjet e Butrintit ishte një shtyse shumë e madhe për t'i drejtuar kërkimet në brigjet e kësaj zone.
Megjithese disa prej qyteteve antike me të rrahura të bregut tone jane vendet ideale për të filluar këto kërkime, gjithsesi në anijen Herkules nuk ka vetem arkeologe dhe historiane. Disa syresh jane matematiciene të cilet mendojne se kërkimet duhet t'i "dorëzohen" një llogjike matematikore dhe jo historike. Cdo meter ujë i hapësires sone duhet "skanuar" nga aparaturat e anijes amerikane.
Brigjet shqiptare jane të mbushura me legjenda mbi mbytjet e anijeve të shumta por kërkimet e teknologjise se larte kerkojne një program të qarte se ku duhet të filloje "skanimi" i thellsive të detit. Sonari i anijes i cili dergon ultratingujt në thellesi, lexon të gjitha anomalite e ndeshura në fundin e detit dhe sjell këto të thena në sallen e kompiuterave ku disa specialiste perpunojne ato duke ndërtuar profilet tre dimensionale të fundit të detit.
Si rezultat i ketij "skanimi" të perpikte krijohet edhe harta nënujore e të gjitha pasurive kulturore që fshihen prej shekujsh. Teknologjia e larte e perdorur në këto kërkime krijon një harte me të dhena shumë të sakta, e cila do t'i jepet falas Institucioneve të Specializuara shqiptare. Qëllimi i kësaj ekspedite është që në perfundim të Projektit bregdeti ujor i Shqiperise të jete i gjithi në këtë harte duke bërë për here të parë që Shqiperia të renditet në ato pak vende të Mesdheut që kane një dokument të sakte shkencor mbi Pasurine e tyre Kulturore nënujore. Kostoja e kësaj harte? George Robb pergjigjet i qetë "3-4 milion euro".
* * *
Roboti i Herkules vazhdon të sjelle imazhe të shumta nga bota e nenujit. këto kërkime nuk kane ngjallur vetem interesin e arkeologeve dhe historianve. kërkimet në thellesi të medha sjellin të dhena edhe për boten e gjalle të nenujit dhe biologet e studimeve nënujore mund të ndertojne "historine" e tyre mbi shkaqet ambjentale të "vdekjes" se një sere qytetesh bregdetare si Orikumi dhe Apollonia.
Megjithate interesi i të gjitheve në bordin e anijes perqendrohet në disa objekte metalike në formen e spirancave mesjetare. të lokalizuara nga roboti, ato ngjallin një kureshtje shumë të madhe. Mos valle këto spiranca jane pjese e një legjende apo e një historie të vertete? në tavolinen e salles se leximit të anijes hapet një kopje e Hartes Veneciane të Antonio Dorias e vitit 1716. Harta ka të vizatuar qarte me dore Kampin e trupave Osmane, të cilat jane vendosur në Brigjet Shqiptare perkundruall atyre të Korfuzit. Vete Sulltan Ahmeti i II në anijen e tij Perandorake drejton operacionet detare të pushtimit të Korfuzit. Harta veneciane tregon se trupat Osmane krijuan një ure duke lidhur anijet e tyre pergjate kanalit të Korfuzit për t'i dhene mundesi ushtrise të zbarkoje në Korfuz.
Valle është kjo një Harte e sakte historike apo thjesht fantazia e kartografit venecian? Ndoshta pergjigjen e sakte mund ta japin spirancat e sapogjetura, të cilat në monitorin e anijes duken mjaft qarte. A jane perdorur valle ato për të lidhur anijet osmane me njera tjetren? në Ksamil prane ishujve të njohur ka me qindra copeza të thyera qeramike osmane. Nese datimi i spirancave dhe qeramikes do të ishte i sakte atehere harta e Antonio Dorias tregon sesi trupat Otomane krijuan "urën" e vetme që lidhi dy brigjet e Kanalit të Korfuzit në këto dhjetra shekuj. Dhe në këtë ure kaloi sebashku me trupat osmane edhe gjyshi i Ali Pasha Tepelenes, Myftari, i cili siç e dime nga burimet e kohes, u vra në muret e Korfuzit pikerisht në këtë ekspedite, nen syte e Sulltanit.
Gjithsesi, hamendjen e gjetjes se objekteve në forme Spirance nuk paten shumë kohe për tu gëzuar. Ditet e fundit të Ekspedites, Roboti identifikon një fushe të gjere me një shperndarje të madhe amforash. Me një konsultim të gjate u vendos që një prej amforave të ruajtura me mire të sillej në siperfaqe për t'u identifikuar.
Imazhet e robotit tregojnë për një shperndarje të madhe të ketyre amforave dhe japin idene se mund të kishim rene në gjurme të një anijeje të mbytur. Gjithësesi askush nuk ishte pregatitur për këtë suprize. Amfora e patrazuar për mbi 2.400 vjet, për here të parë po shikonte perseri diellin e Mesdheut.
Sjellja në siperfaqe e një objekti të tillë sjell edhe mjaft komplikime në fushen e ruajtjes dhe konservimit të tij. Konservimi i objekteve të gjetura në det ka një specifike të caktuar dhe tek në mungon një infrastrukture e specializuar. Gjithsesi për Arkeologet, të cilet e pastronin me shumë delikatese objektin e sapogjetur, ky ishte një nje proces i gjate dhe i komplikuar, ashtu siç ishte për të tjeret një mundësi për të prekur me dorë historine.
Amfora e gjetur është pa dyshim pjese e një ngarkese e cila sillte vere në brigjet e Kaonise epirote apo ndoshta me në veri tek Iliret. Amforat e shperndara kudo në fundin e detit tregojne për fatin tragjik të anijes e cila ndoshta u godit nga ndonje furtune e papritur. Por kur? Për ku lundronte? Një vështrim i shpejte e vendos këtë anije në kufirin e shek të 6-5 para Krishtit. Pra rreth 2400-2500 vjet më parë. Gjithsesi një konsultim me i gjate sjell një date edhe me të sakte. Shek i 4 para Krishtit periudhe e lulezimit të ekspansionit tregtar dhe kulturor helen dhe vendosjes se lidhjeve të ngushta të banoreve Ilire me qytetet greke të Mesdheut. Date kjo që e vendos anijen e gjetur në Butrint si një nga me të rrallat e gjetura në brigjet e Mesdheut. Amfora a tipit Korintik B, është një prodhim Korintas i perdorur për vere. Megjithate askush nuk mund të thote mbi origjinen e anijes apo portin prej ku ajo u nis drejt fatit tragjik.
Vitin që vjen një ekip arkeologesh të INA-s së bashku me kolegët e tyre shqiptarë, do të kryejne germime të specializuara arkeologjike. të parat që do të kryhen ndonjehere në ujrat shqiptare. Arkeologet shqiptare dhe amerikane do të kerkojne për objekte të tjera, për të dhene pergjigjie mbi një mori pyetjesh mbi fatin e tragjik të anijes. Ndoshta kjo anije do të jete edhe fati i arkeologjisë nënujore shqiptare. Ndoshta institucionet tona të kultures do kthejne me këtë rast vemendjen e tyre mbi të ardhmen e kësaj shkence. Ndoshta dicka do të levize pas shumë vitesh.
Gjithësesi në gushtin e 2007, teksa Roboti vendosej me kujdes në kuverte dhe sekush përgatitej për t'iu kthyer rutines ditore, George Robb me puron e tij në dore thote mendueshëm "Djema, mos harroni se kjo anije u mbyt përpara se të lindte Platoni".
Marre nga : Revista Mapo











