Napoletani vrases me pagese ne Tirane ja si i ndoqi viktimat e djeshme

Napoletani vrases me pagese ne Tirane, ja si i ndoqi viktimat e djeshme

Policia e Tiranës ka dhënë disa informacione lidhur me vrasjen e trefishtë të kryer dje në Tiranë, ku mbetën të vrarë Besnik Sulku, 34 vjeç, Gerti Goxhaj 33 vjeç dhe Mentor Lufi (Doçi) 32 vjeç.

 

Mësohet se Besnik Sulku dhe shtetasit italiani Salvatore Lettizio, dy atentatorët, i kishin ndjekur viktimat e tyre me motor gjatë gjithë ditës së djeshme nduke i monitoruar të gjitha lëvizjet e tyre.

 

Sipas policisë keqbërësit i kanë ndjekur viktimat e tyre për disa ditë me radhë.

 

Ata lëviznin me një motor tip “Scuter” dhe sapo Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj janë ngritur dje nga një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ata iu kanë dalë para dhe kanë nisur të qëllojnë.

 

Motori është gjetur pranë vendit të krimit, bashkë me një pistoletë të tretë, tip Glock 17, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

 

Mësohet se shtetasi italian Salvatore Lettizio, me vendbanim në Napoli, që aktulisht ndodhet i shtruar në spital, si pasojë e plagave të marra nga të shtënat, është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe ishte porositur të vinte në Shqipëri enkas për të kryer vrasjet në fjalë, në cilësinë e një vrasësi profesionist me pagesë.

 

Italiani është larguar drejt Maternitetit me shpejtësi pas krimit të djeshëm duke u fshehur në një hotel dhe përpjekur të fshihte provat e krimit, pasi kishte gjakosje në fytyrë dhe dëmtime në trup nga përplasja nga automjeti I nipave të Doçit. Ndërkohë sipas policisë, ka prova që shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë Sulkun, i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre. Të dy autorët e dyshuar të krimit janë arrestuar dhe ndodhen në policia e Tiranës.

 

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan edhe tre armë zjarri tip pistoletë. Vikimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë, kanë qenë të proceduar më parë për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa njihen edhe në qytetin e Bulqizës, të dyshuar edhe për implikimin në shfrytëzimin e zonave të ndryshme të kromit. Ajo që ka bërë çudi edhe për policinë është se Goxha, që dje mbeti viktimë, është ndaluar në mars të vitit 2012 në doganën e Morinës, teksa dyshohet se po kalonte një sasi prej 200 kilogramësh lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe një pistoletë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama