Ndoshta sozia më e famshme është Jeannette Charles, e cila që në vitet ’70 ka punuar si sozia e Mbretëreshës Elizabeta të Britanisë së Madhe. Një tjetër sozi i njohur është Steve Sires, i cili i ngjan Bill Gates të Microsoft-it. Sires u bë i njohur pas përpjekjes për të shitur “Microsortof” dhe më pas doli në disa reklama të njohur të kompanisë “Mircosoft”. Megjithatë, ai është bërë edhe më shumë i njohur me pjesëmarrjen në “Nothing so strage”, në të cilën karakteri i Sires ligjëron një fjalim, ngre sytë dhe vritet. Politikanët dhe aktorët gjithashtu prezantohen nga sozitë e tyre. Një aktor i rëndësishëm imitohet nga anglezi Nick Richmond, i cili ka ngjashmëri me sër Sean Connery. Një tjetër sozi e kërkuar është dhe ajo e Angelina Jolie. Ajo merr pjesë në evenimente private, piknikë të organizuara nga kompanitë, evenimente tregtare, panaire, klube dhe mbledhje fondesh, pa harruar dhe promovimet në televizion. Këta imitues jo vetëm që përshtatin dhe zërin e personit me të cilin ngjajnë, por kanë përshtatur dhe sjelljen e tyre publike.
Brent Mendenhall është imituesi më i famshëm për momentin, pasi është sozia e Presidentit të Amerikës, George W. Bush. Ai shfaqet në televizion, filma, takime korporatash si dhe mbledhje politike. Brent ka dalë në shfaqjen e Jay Leno-s, “Tonight Show”, filmin “X-files”, JAG, evenimente në Hollivud, në “Planetin e kafshëve” dhe shfaqjen e përditshme të Jon Stewart mes shumë personaliteteve të tjerë. E përditshmja “Washington D.C. Times” shkruan “Mendenhall njihet në të gjithë botën si i pari dhe më i njohuri i sozive të Bushit”. Për të përmbushur talentet e natyrshme, Brent i ka shtuar eksperiencës së tij edhe diploma në komedi, rrëfim dhe dialekt. Pamja dhe zëri të kombinuar e transformojnë Brent në Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Që pas zgjedhjeve të vitit 2000, Brent është shfaqur në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vendtakime ndërkombëtare përfshirë Kanadanë, Londër, Paris, Berlin, Tel Aviv, Kairo, Kore dhe shumë vende të tjera. Po kështu edhe Tim Watters, sozia e presidentit të mëparshëm, Bill Clinton është po kaq i famshëm sa ai.
Aurora Foto : Gazeta TiranaObserver











