Replika e Rudina Xhunges me vajzen qe punon ne call centre

Replika e Rudina Xhunges me vajzen qe punon ne call centre

Pas shkrimit të Rudina Xhungës “Gjenerata Call Centre”, ndaj gazetares ka reguar një vajzë e cila punon në këto biznese mjaft të përhapura në vendin tonë. Ja cfarë i shkruan vajza Xhungës në faqen e emisionit të saj në Facebook.

“Me fal moj Zonja Rudina ti me mire se kushdo duhet te njofesh realitetin e vendit ku jetojme..Une jam nje nder ato vajza qe punojne ne call center dhe e bej kete pune per me shume se 4 vjet dhe nuk shof asgje kaq tragjike ne kete pune qe shume si une e bejne,ti je nje gazetare e nderuar dhe jam e sigurt qe per te marre ate page qe merr te duhet te rrish jo 12 ore ne pune por 24 ore dhe jam e sigurt qe nuk keni kohe ju ne kete rast per te bere gjera te tjera.Ju gjukoni sipas menyres tuaj nje operator call centeri qe shet nje produkt nepermjet tel me kufje ne vesh,dhe nuk gjykoni nje shitese butiku qe ben te njejten pune dhe ne kushte me te keqija.ce dini ju nje rroge prej 600€ loje fjalesh?!”, shkruan Anjeza Culaku Kola.

Më pas gazetarja i ka kthyer përgjigje, duke thënë se nuk po e paragjykon punën e saj, por thjesht mendon se të punosh në call centre nuk është investim për të ardhmen.

 “Nuk po te gjykoj Anjeza. Puna ime e pare ka qene 6 mije leke. Ne gazete, sa mbarova studimet. Une te them bravo qe punon. Nuk te gjykoj asnje cast. Me vjen keq qe puna jote dhe mijera vajzave si ti nuk prodhon asgje per te ardhmen e vendit tim dhe tendit. Eshte hic per Shqiperine. Eshte lodhje, shperblim por jo investim. Ky eshte meraku im, per neser. Per sot ti je nje hall me pak per veten, shtetin, se punon e paguhesh. Por une duhet te mendoj per neser. Se jetoj ketu, kam nje femije dhe mendoj jo vetem te paguaj kopshtin e saj, por te hedh nje dore, te hap nje dere per te ardhmen e saj dhe femijes tend. Pavaresisht se kemi pune te ndryshme e paga te ndryshme, une ti dhe femijet tane, ndajne te njejten Shqiperi,” shkruan Xhunga.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama