Durresi seshpejti do te kete nje tunel nentokesor qe lidh qytetin me Currilat

Durresi seshpejti do te kete nje tunel nentokesor qe lidh qytetin me Currilat

Duke monitoruar prokurimet publike të njësive të qeverisjes vendore, stafi që punon në programin Open Procurement Albania ka konstatuar edhe disa zhvillime të reja urbanistike në bashki të ndryshme. Një prej tyre ka të bëjë me njoftimin për pjesëmarrje të tender për hartimin  e një Studimi dhe Projektimi për Realizim të Tunelit në aksin Muzeu i Dëshmorëve Currila. Fondi limit për hartimin e Studimit dhe Projektit është 12 500 000 (dymbëdhjetë milion e pesëqind mijë) Lekë dhe mbulohet nga buxheti i bashkisë së Durrësit. Firma që do të fitojë të drejtën për të realizuar këtë studim dhe projektim, duhet të përfundojë gjithçka brenda 30 ditëve nga lidhja e kontratës.

 

Sipas Pasaportës së tenderit hartuar në portalin Open Procurement Albania: ky tunel do te fillojë në Rrugën e Dëshmorëve, në drejtim të kryqëzimit me rrugën Aleksandër Goga poshtë muzeut te Dëshmorëve nën fabrikën e tullave dhe do të dale në pjesën perëndimore të kodrës së Currilave. Gjatësia e këtij tuneli parashikohet jete 1.2, 1.4 km. Pika e nisjes së tij do të merret kryqëzimi i rrugës Kasem Durrësi me Rrugën e Dëshmorëve nga ku do të fillojë rampa zbritëse për në tunel. Ndërtimi i këtij tuneli është domosdoshmëri për lehtësimi e trafikut në pjesën jug perëndimore të qytetit duke filluar nga Hyrja e Portit dhe drejtohet për ne Plazhin e Currilave, kallm dhe krijon një unaze me qendrën e qytetit me zonën perëndimore.


Megjithëse tenderi duhet të mbahej dhjetë ditshin e parë të muajit Gusht, nuk kemi ende njoftim për studio dhe kompani fituese. Open Procurement Albania do të zbardhë çdo informacion të mëtejshëm që lidhen me këtë prokurim publik.


Open Procurement Albania është një projekt që realizohet nga organizata AIS, si përpjekje për ti bërë transparente dhe të monitorueshme të dhënat për Kontrata dhe Prokurime Publike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama