Turizem Liqeni i Farkes destinacioni i europianeve per kajak

Turizem, Liqeni i Farkes destinacioni i europianeve per kajak

Liqeni i Farkës është destinacioni i radhës për turistët europianë të pasionuar pas kajakit. Projekti ‘Brain&Heart” e cilëson këtë si një përvojë tejet të veçantë që duhet provuar.

“Pak kilometra larg qendrës së Tiranës, gjendet një liqen artificial, ai i Farkës. Bëhet fjalë për një mrekulli ku ndërhyrja e dorës së njeriut në vend që ta dëmtonte e ka kthyer ne një përfitim. Një digë artificiale, një ekosistem artificial ku fauna, kafshët shtëpiake dhe gjelbërimi bashkëjetojnë duke krijuar një panoamë fantastike që habit këdo që e viziton.

Mjaftojnë pak minuta për t’iu larguar trafikut kaotik të Tiranës dhe me pak fat mund të gjeni disa miq të mirë që ju ofrojnë mundësinë të zhvilloni sportin e kajak-ut.

Është e pabesueshme sesi kaq afër qytetit mund të gjendet një vend i tillë, që të jep mundësinë të shohësh edhe malin e Djatit.

Kjo të bën të mendosh sesa e ngarkuar është Tirana. Një metropol plot kontradita dhe që në periferi të saj të ofron vende që kanë arritur të respektojnë natyrën. Thuhet se Torana është një nga qytetet me ndotjen më të lartë për shkak të trafikut dhe pozicionimit gjeografik. Ja sesi në këtë vend dora e njeriut ka bërë mrekulli duke krijuar një habitat me natyrë të egër, ku mund të peshkohet, por edhe të argëtohesh duke bërë kajaki”, shkruan blogu italian “Brain&Heart”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama