Ne Tirane fillon simpoziumi Sami Frasheri intelektuali i dy popujve

Ne Tirane fillon simpoziumi 'Sami Frasheri, intelektuali i dy popujve'

Në fjalën përshëndetëse ambasadori i Turqisë, Bayraktar, falënderoi organizatorët për këtë simpozium, i cili sipas tij nxjerr në pah vlerat e një personaliteti që ka dhënë kontribut të paçmuar për të dy popujt.

 

Ka filluar sot në Tiranë simpoziumi ndërkombëtar dyditorë “Sami FrashÑ‘ri, intelektuali i dy popujve”, i organizuar nën kujdesin e Universitetit të Trakya-s, Universitetit të Tiranës, Institutit "Yunus Emre" në Tiranë dhe Unioni i Turqve në Botë dhe Komuniteteve Miq (YTB), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së këtij simpoziumi merrnin pjesë rektori i Universitetit të Trakya-s, Prof. Dr. Yener Yörük, dekania e zgjedhur e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Valentina Duka, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, akademikë dhe studiues të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori i Turqisë në Tiranë, Bayraktar, falënderoi organizatorët për këtë simpozium, i cili sipas tij nxjerr në pah vlerat e një personaliteti që ka dhënë kontribut të paçmuar për të dy popujt.

"Ai na ka bërë krenarë për punën e tij për dy popujt. Ai është një figure e pazëvendësueshme për dy komunitetet. Në shkurt të vitit 2012 u hap Qendra Kulturore 'Sami Frashëri' në Ankara. Kjo tregon edhe njëherë vlerën e paçmuar të këtij personaliteti",- u shpreh ambasadori Bayraktar.

Pas fjalimeve përshëndetëse të të pranishmëve rektori i Universitetit të Trakya-s, Yörük ka dhënë dekoratat e rastit për personat të cilët kanë kontribuar për organizimin e këtij simpoziumi. Rektori Yörük ka dhuruar edhe libra të Sami Frashërit të shkruar në gjuhën turke dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, Yörük në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) shprehu kënaqësinë që ndodhet në Tiranë si dhe për organizimin e një evenimenti "shumë të rëndësishëm" siç e konsideroi ai.

- Universiteti Trakya i vetmi në Turqi me katedër të gjuhës shqipe-

Duke theksuar se Universiteti i Trakya-s është i vetmi universitet në Turqi që ka Institutin Kërkimorë dhe Hulumtues për Ballkanin, Yörük vuri në dukje se krahas kësaj institucioni që ai drejton është i vetmi që ka katedër të gjuhës shqipe në Turqi. "Për katedrën e gjuhës shqipe kemi një bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe dëshirojmë që ky bashkëpunim të vijojë. Fakti që marrëdhëniet janë shumë të mira studiuesve tanë iu ka lindur një shans shumë i madh në këtë kuadër. Punimet që do të bëhen në këtë kontekst do të ndihmojnë për hedhjen e bazave për një miqësi të qëndrueshme", - u shpreh ai.

Yörük duke vënë theksin në praninë e shumë pikave të përbashkëta në folklor, gjuhë, kulturë dhe histori, u shpreh se organizimi i simpoziumeve të tilla që do të jenë udhërrëfyes për intelektualët është shumë i rëndësishëm.

"Sami Frashëri lindi në Frashër, u arsimua në Janinë, dha kontribut politik në Prizren dhe ka shkruar fjalorin e pare turqisht në Stamboll. Një person me kaq shumë dimensione, në një jetë të shkurtër 54 vjeçare ka punuar me shumë përkushtim për të dy komunitetet, si për atë turk ashtu edhe për atë shqiptar. Ai ka qenë në detyra shumë të rëndësishme duke veçuar këtu edhe gazetarinë",- u shpreh Yörük.

Ndërsa duke dhënë detaje mbi punën e Universitetit Trakya, Yörük tha se ky institucion arsimor ka hapur dhe mbështet programe të ndryshme në bachelor, master dhe doktoraturë të cilat merren me studimet kulturore, historike, ekonomike dhe politike të vendeve ballkanike.

"Mendoj që këto që po bëjmë janë shumë të rëndësishme pasi në vendet e Ballkanit prej një kohe të gjatë ka mbizotëruar paqja. Duke mësuar pikat dhe fjalët kyçe të kësaj kohe ne synojmë që në të ardhmen të rivendoset pasuria e kësaj paqeje. Ka probleme të vogla. Nëse ne mendojmë pak atëherë këto probleme do të rriten. Nëse e shohim më me një horizont më të gjerë problemet e atëhershme të gjithë intelektualët të cilët do të jenë pjesë e kësaj nisme, ato shqiptarë, turq, grekë apo maqedonas duke marrë mësim nga e kaluara do të bëjnë të mundur një të ardhme më të mirë", - ka theksuar Yörük.

Universiteti i Trakya-s krahas gjuhës shqipe jep mësim edhe për gjuhët greqisht, bullgarisht dhe boshnjakisht, tha Yörük, duke folur për rolin e këtij universiteti në Ballkan. "Kemi shumë studentë të ardhur nga vendet e Ballkanit. Krahas kësaj në vitin 2014 kemi formuar edhe Unionin e Universiteteve të Ballkanit. Momentalisht sekretariati është në Edirne. Çdo vit këtë detyrë e merr përsipër një vend prezent në këtë union. Drejtimin e këtij unioni vitin e kaluar e kishim ne, ndërsa këtë vit e ka Universiteti i Sofia-s. Në vitin 2017 kryesimin e këtij unioni do ta marrë Universiteti i Tetovës, ndërsa në 2018-ën Universiteti Aristoteli në Selanik dhe kështu me radhë. Në këtë union organizohen programe të përbashkëta si kërkime shkencore dhe simpoziume. Në këtë kuadër kemi hedhur edhe themelet e Unionit të Bibliotekave të Ballkanit, ndërkohë më vonë mund të hapen programe të përbashkëta masteri dhe doktorature", u shpreh në fund Yörük.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama