Brezi i ri i artisteve siç janë Britney Spears, Jessica Simpson, Avril Lavigne etj, kanë vendosur t’i përkushtohen karrierës muzikore në vend që të ndjekin shkollën e mesme. Një brez tjetër para atyre ka denjuar të regjistrohet në universitet, por pa e mbaruar kurrë. Brad Pitt, Julia Roberts, Sandra Bullock etj, edhe pse sot janë miliarderë, para shumë vitesh kanë vendosur të ndërpresin studimet universitare.
Të famshëm dhe pa shkollë
Në shumë profesione mungesa e një diplome përkatëse do të ishte problem. Por jeta është ndryshe në Hollivud. Nga 20 aktorët dhe aktoret më të paguara të Hollivudit, listë e revistës Forbes, pasuria totale e të cilëve arrin 529 milionë dollarë, vetëm dy kishin një diplomë Universiteti, Adam Sandler dhe Cate Blanchett. Ndërsa për VIP-at që s’janë aktorë ndryshon puna. Për skenaristët, regjisorët, prezantuesit, diploma është mëse e zakonshme. Disa prej të diplomuarve janë Oprah Winfrey, Steven Spielberg, David Letterman, etj. Sipas psikologut klinik, James Houran, diploma e Universitetit është diçka krejtësisht e panevojshme për rezymenë e të famshmëve. Ndryshe nga më parë kur yjet mbështeteshin në aftësitë dhe cilësitë e tyre për të rënë në sy, sot ekziston një mënyrë tjetër e të bërit të “yjeve”. Tashmë të jesh i famshëm nuk ka lidhje me aftësitë apo mundësitë, por ka të bëjë me promovimin dhe shitjen tek publiku.
VIP-at e pashkolluar
Ndërkohë që mungesa se një diplome nuk është ndonjë fenomen i ri në Hollivudit, emra të tillë si George Clooney, Brad Pitt, Julia Robert, etj, të paktën kanë tentuar të studiojnë për disa vite në Universitet, për ta braktisur atë në mes. Brezi i ri i yjeve të Hollivudit shfaq të dhëna të frikshme për sa i përket arsimimit të atyre që në një farë mënyrë kthehen në ikona të adoleshentëve e të rinjve kudo në botë, duke mos mbaruar as shkollën e mesme. Ato fitojnë shuma të mëdha parash pa hyrë akoma në adoleshencë pa pasur rëndësi fare se sa të zgjuar janë, ndaj dhe nuk e shohin aspak të nevojshme të shkojnë në shkollë.
Të diplomuar:
1. Oprah Winfrey
Prezantuese
Pasuria: 260 milionë dollarë
Universiteti i Tenesi
(Tennessee State University)
Dega: Dramë dhe Fjalim
2.Steven Spielberg
Regjisor
Pasuria: 110 milionë dollarë
Universiteti i Kalifornisë
(California State University at Long Beach)
Dega: Film dhe Arte Elektronike
Dimpluar në vitin 2001
. Shaquille O’Neal
Basketbollist
Pasuria: 32 milionë
dollarë
Universiteti i Luizianës
(Louisiana State University)
Dega: Studime të përgjithshme
Diplomuar në vitin 2000
4.Michael Jordan
Basketbollist
Pasuria: 31 milionë
dollarë
Universiteti i Karolinës së Veriut
(University of North Carolina)
Dega: Gjeografi
........
Ata që kanë lënë shkollën e mesme
1. Jessica Simpson
Këngëtare
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme “JJ Pearce High School” në vitin 1977 për të vazhduar karrierën muzikore
2. Paris Hilton
Trashëgimtare, personazh publik
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme luksoze “Dwight” në Manhatan, të cilën e kanë ndjekur mjaft nxënës që janë bërë më pas të famshëm.
3.Britney Spears
Këngëtare
Mosha: 25 vjeç
Para ngritjes dhe rënies së saj meteorike, këngëtarja e popit la shkollën e mesme “Kentwood High School” në Luiziana për të vazhduar karrierën muzikore.
4. Mischa Barton
Aktore
Mosha: 21 vjeç
Ylli i dramës për adoleshentë “The O.C” mbaroi shkollën Profesionale të Fëmijëve në Manhatan në vitin 2004, por nuk ka vazhduar shkollimin më tej.
5. Avril Lavigne
Këngëtare
Mosha: 22 vjeç
Këngëtarja e cila u shfaq në tregun muzikor që në moshën 16-vjeçare e la shkollën e mesme në Ontario, Kanada pasi siguroi një kontratë me një shtëpi diskografike.
6. Lindsay Lohan
Mosha: 20 vjeç
Flokëkuqja e Hollivudit e
la shkollën e mesme për t’iu kushtuar karrierës së aktrimit e sigurisht mbrëmjeve të shumta në shoqërinë e alkolit.
........
Ata që kanë lënë Universitetin
1. Brad Pitt
Aktor
Pasuria: 35 milionë dollarë
Dega: Gazetari, Universiteti i Misurit
2. George Clooney
Aktor
Pasuria: 25 milionë dollarë
Dega: Transmetim, Universiteti i Kentakit
3. Julia Roberts
Aktore
Pasuria: 9 milionë dollarë
Universiteti i Xhorxhias
4. Tom Hanks
Aktor
Pasuria: 74 milionë dollarë
Dega: Teatër, Universiteti i Kalifornisë
California State University in Sacramento
5. Madonna
Këngëtare
Pasuria: 72 milionë dollarë
Dega: Kërcim modern, Universiteti i Miçiganit
6. Sandra Bullock
Aktore
Pasuria: 10 milionë dollarë
Dega: Dramë, Universiteti i Kalifornisë Lindore
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver











