Ermonela Jaho perkrah Placido Domingos ne France

Ermonela Jaho perkrah Placido Domingos ne France

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho do të rikthehet së dyti në skenën e “Orange’’ në Francë për të interpretuar “La Traviata”-n dhe “Madame Butterfly”, përkrah tenorit të madh spanjoll Plaçido Domingo.

Jaho ka vlerësuar mbështetjen e mjeshtrit Domingo përmes një statusi në “Facebook”, shkruan gazeta “Shekulli”.

“Faleminderit maestro për thjeshtësinë dhe fjalët vlerësuese në konferencën e djeshme të shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. Është shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme…Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të tërë të bëhesh human!”, shkruan Jaho.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama