Edhe stilistët janë dakord me këtë tendencë dhe pothuajse të gjithë kanë futur xhinsin në koleksionet e tyre. Disa prej tyre e sjellin të përshtatshëm për çdo rast, nga ai më formali, deri tek ai më sportivi.
Po ato që janë më të thjeshtat për t’u kombinuar dhe që shkojnë me të gjithë aksesorët janë pantallonat e shkurtra. E kur flasim për një palë xhinse të shkurtra, ditët e verës bëhen edhe seksi.
Edhe minifundi kthehet në modë dhe është i përshtatshëm për t’u përshtatur në të gjitha modelet. Sidomos në mbrëmjet në lokalet e hapura, me një t-shirt sportiv, ose në diskotekë, me një bluzë me temina dhe një miniçantë chic.
Të shumëllojshme janë edhe aksesorët në xhins të propozuar në koleksionet pranverë-verë: që nga këpucët sportive, tek ato me takë, tek çantat e këndshme dhe tek bustet informale. Me pak fjalë vështirësia ngelet vetëm tek zgjedhja në gjithë këtë mori xhinsi.
Marre nga : Revista Jeta











